E mërkurë, 29 Mars, 2023

Kolla te fëmijët, si ta trajtoni me mënyra natyrale

- Advertisement1-

Kolla është një nga problemet e shpeshta tek fëmijët dhe shpeshherë një nga simptomat e para të një gripi apo një ftohjeje.

Në shumicën e rasteve, kolla ndërpritet disa ditë pas shërimit. Por ka raste që zgjat më shumë se 10 ditë. Në rastet kur fëmija vazhdon të ketë kollë, provoni hapat e mëposhtëm për të ndaluar gripin apo ftohjen të përhapet edhe në pjesëtarët e tjerë të familjës.

- Advertisement -

Jepini shumë lëngje si ujë, ose diçka të ngrohtë të shoqëruar me mjaltë, si kamomil, trumzë ose glikanxo. Kujdesuni që këto lëngje të mos jenë shumë të nxehtë, sepse në këtë mënyrë gryka e tyre mund të irritohet.

Blini ujë të oksigjenuar dhe filloni ta hidhni në hundën e tij 4-5 herë në ditë. Kjo metodë nuk është e lehtë sepse fëmijët kanë frikë, por është shumë efektive.

Kujdesuni që të bëjë disa herë dush të nxehtë mes avullit. Avulli ndihmon në hapjen e hundëve.

- Advertisement -

Për të krijuar më shumë lagështi, vendosni një peshqir të lagur ose një enë me ujë mbi kaloriferin e nxehtë.

Gjatë gjumit vendosini 2-3 pika eukalipt poshtë hundës në mënyrë që të marrë frymë më lehtë.

Në një tenxhere mund të zjeni ujë me trumzë dhe nën kujdesin tuaj ta lini fëmijën të thithë avujt që dalin prej saj.

- Advertisement -

Edhe pse fërkimet nuk kanë efekte të drejtpërdrejtë tek kolla, do e bëjnë fëmijën të flerë më i qetë, ndaj me një krem fërkoni gjoksin e tij, para se të shkojë për të fjetur.

Gjatë gjumit kujdesuni që koka e tij të jetë në lartësi, kjo e ndihmon të marrë frymë më lehtë, pavarësisht bllokimit.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...