E diel, 5 Shkurt, 2023

Klasa e ‘vetmuar’: Mësuesja shpjegon mësim për vetëm një nxënës

- Advertisement -

17 km larg Tiranës, ndodhet një nga institucionet arsimore më të pazakonta. Kjo ngjan si një shtëpizë e braktisur, dhe ashtu është, veçse një dhomë e kësaj godine është kthyer në shkollën e fshatit Kodër Shupalë. Në banesën njëkatëshe të transformuar në klasë janë të regjistruar vetëm 3 nxënës të fillores me një mësues.

“Stela Aldjoni dhe unë”, shprehet nxënësi Seldi Luka. Mirëpo, procesin mësimor më rregullisht e ndjek Seldi. Profesori: Jam në mësim… dilni .

- Advertisement -

–Me një nxënës?

Në dukje Seldi është me fat sepse dëgjon vetëm për vete shpjegimin e profesorit. Mirëpo ky luks nuk shton cilësinë e mësimit.

“Unë jam në klasë të tretë, edhe Helidjoni, ndërsa Stela në klasë të katërt. Bëjmë mësim të gjitha klasat bashkë”, shprehet Seldi.

- Advertisement -

Klasat e bashkuara për shkak të numrit të ulët të nxënësve e vështirësojnë marrjen e njohurive, Seldi është në klasë të 3 per vitin e dytë rresht.

“Me urdhër të mësuesit, ai do ishte në klasë të katërt por e përsëriti e në klasë të tretë prapë”, shprehet babai i Seldit

Shkolla është në kufijtë e varfërisë. I vetmi luks, edhe ky i tepërt, është sistemi i kamerave te sigurisë.

- Advertisement -

“Nuk kanë banjo. Vijnë në shtëpi për nevojat personale. Shkolla është e ardhmja, ne mundohemi tju japim një çik shkollë, por kushte të vështira“, shprehet një tjetër. Vit pas viti numri i nxënësve ulet ndjeshëm, ku këtë vit shkollor ka një mungesë prej 8 000 fëmijësh në shkollat 9-vjeçare krahasuar me vjet, aq sa nuk plotësohet kriteri bazë: 10 nxënës për formimin e klasave në zonat rurale.

Shifrat në rënie të lirë të numrit të nxënësve, janë të njëjtat sipas INSTAT, ne shkalle kombëtare. Por numri mund të jetë edhe më i lartë pasi ka nxënës që regjistrohen por nuk ndjekin në vazhdimësi mësimin. Si vëllai i Seldit, Besardi i cili është në vit të parë, por gjimnazi ndodhet në Zallbastar dhe 16 vjeçari e ka braktisur mësimin prej 3 muajsh.

“Kam vështirësi se kam mangësi edhe nga 9-vjeçarja. Ky është fati im. Po kushtet ekonomike skam çtë bëj…“.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari nga Deçani sjell një vizion të ri shkencor në Fizikë

Shkencëtari nga Deçani, Naim Krasniqi me punë dhe banim në Francë, ka botuar librin...

Ankohen studentët për kushtet në konvikte: Ka mungesë të ujit e internetit, banjot e papastërta

Mungesa e ujit të nxehtë, papastërtia në banja, mungesa e internetit të rregullt, janë...

E FUNDIT: “Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse nuk plotësohen kërkesat për rritje të koeficientit”

Qeveria e Kosovës në fillim të kësaj jave bëri publik koeficientin në vlerë të...

22 libra që duhet të lexoni patjetër në jetë

1.“Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për...