E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Kjo shkollë private kërkon mësimdhënës të matematikës

Shkolla private “British School of Kosova” ka shpallur konkurs për mësimdhënës të matematikës.

Kjo shkollë kërkon një mësimdhënës të matematikës me orar të plotë dhe një me gjysmë norme, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

KONKURS

Për pranimin e mësimdhënësve, për vitin shkollor 2022/23, si vijon:

Mësimdhënës për Matematikë (me normë të plotë);
Mësimdhënës për Matematikë (me gjysmë normë).
Kushtet për konkurrim:

- Advertisement -

Për vendet e lartshënuara për mësimdhënës, kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas Udhëzimit Administrativ të MAShT-it nr. 06/2015, Normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm;

E domosdoshme përgatitja shkollore universitare për drejtimin ku aplikoni;
Përvojë pune në ndonjë institucion edukativo-arsimor në profesion;
Njohja e Gjuhës Angleze (e dëshirueshme);
Njohuri kompjuterike (e dëshirueshme);
Trajnime të programeve të akredituara për zhvillim profesional.
Dokumentacioni i nevojshëm

CV;
Letra motivuese;
Kopjet e dokumentacionit përkatës;
Dëshminë që vërteton përvojën e punës.
Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 1 dhjetor 2022.

Pas mbylljes së konkursit, përpilohet lista e të përzgjedhurve për intervistë dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë online në web faqen e shkollës ose të dorëzojnë dokumentet e kërkuara në:

The British School of Kosova,

Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë

apo në email adresën: [email protected]

Dokumentacioni dorëzohet në kopje dhe është i pakthyeshëm. Nuk japim përgjegjësi për dokumentacionin e dorëzuar në origjinal!

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Komuna e Prizrenit shpall konkurs për 46 mësimdhënës/e

Komuna e Prizrenit konkretisht Drejtoria e Arsimit ka shpallur konkurs për 46 mësimdhënës. KONKURS PËR...

American School of Kosova hap konkurs për mësimdhënës

American School of Kosova ka hapur konkurs për mësimdhënës. Kjo shkollë kërkon mësimdhënës të gjermanishtes,...

Kjo shkollë private po kërkon mësuese

Shkolla "Young Engineers" në Ferizaj po kërkon mësimdhënës klasor. Njoftimi i plotë i shkollës: Young Engineers...

Komuna e Podujevës shpall konkurs për dy vende në arsim

Komuna e Podujevës shpall konkurs për dy vende në arsim. Drejtoria për Arsim në këtë...