E premte, 7 Tetor, 2022

Kjo është këshilla e ekspertëve për të gjithë ata që zgjohen me alarm në mëngjes

Zgjohesh në mëngjes duke e fikur të paktën dy herë (ose edhe më shumë) zilen e alarmit, skenë e njohur për të gjithë apo jo?

Këtu ka një sqarim nga ekspertët pse zgjimi me alarm në mëngjes është kaq i vështirë.

- Advertisement -

Temperatura e trupit dhe energjia e mëngjesit

Gjatë gjumit, temperatura e trupit bie me disa gradë. Në mëngjes, disa orë pas gjumit, ajo fillon të ngrihet dalëngadalë për të kapur vlerat optimale. Kjo të ndihmon të zgjohesh gradualisht dhe me energji që vjen në rritje, krejt ndryshe nga ç’ndodh kur zgjohesh në mes të natës.

Zgjimi pas një zileje të dytë është më keq se zilja e parë

- Advertisement -

Ky argumentim është mjaft i thjeshtë: mbyllja e ziles së parë dhe kthimi në gjumë i jep një sinjal trurit që, në thelb, thotë: koha për të pasur një cikël tjetër gjumi. Është 10 minuta.

Alarmi i ardhshëm të zgjon ndërsa trupi po fillon një cikël të ri, që në të vërtetë është koha më e keqe për t’u zgjuar. Ndaj edhe ekspertët këshillojnë që të zgjohesh pas alarmit të parë.

Natyrisht, është më e thjeshtë ta thuash sesa ta bësh, por nëse e nxit veten pak më shumë në fillim, atëherë do të mësohesh dhe do t’ia arrish.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Studimi: Nëse të pëlqen vetmia, ndoshta je një person më i zgjuar

Po sikur Aristoteli të na mësonte se njeriu është i destinuar nga natyra të...

Bill Gates parashikon atë që do të ndodhë në 5 vitet e ardhshme

Bill Gates, themeluesi i Microsoft, mori pjesë në një nga samitet e fundit të...

Studenti nga Kosova del me veshje kombëtare shqiptare në ceremoni të diplomimit në Universitetin e Lichtensteinit

Drin Çeku një student nga Kosova, respektivisht nga Peja, në ceremoninë e diplomimit në...

Video prekëse që tregon se mësuesi nuk duhet harruar dhe duhet të respektohet gjithmonë

Një pilot në linjat turke zbulon se një nga mësuesit që ai kishte kaluar...