E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021

Kina heq detyrat e shtëpisë për nxënësit dhe shton kohën e pushimit

Kina pret të miratojë një ligj për arsimin që synon të reduktojë stresin e krijuar nga detyrat e tepërta të shtëpisë dhe mësimit intensiv pas shkolle.


Ligji parashikon që prindërit t’u lënë kohë më të lirë fëmijëve për pushim dhe stërvitje, por t’u kufizohet koha e qëndrimit në internet.

Në muajin gusht, Kina i ndaloi provimet me shkrim për fëmijët gjashtë dhe shtatë vjeç. Autoritetet paralajmëruan në atë periudhë se shëndeti fizik dhe mendor i nxënësve po dëmtohej.

Vitin e fundit shteti ka prezantuar një sërë masash që synojnë zbutjen e “varësisë” së fëmijëve ndaj internetit.

Detajet e këtij ligji ende nuk janë publikuar, por raportet e mediave tregojnë se inkurajon prindërit të ushqejnë edukatën, zhvillimin intelektual dhe zakonet shoqërore te fëmijët e tyre.

Pushteti vendor do të jetë përgjegjësi për zbatimin dhe garantimin e fondeve për sigurimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore që zhvillohen jashtë programit mësimor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësi që i mbijetoi sulmit në Gllogjan rrëfen momentet e fundit me shokët: Fol e kesh, fol e kesh…

Blendi Mustafa është nxënësi i plagosur që mbijetoi nga tragjedia në Gllogjan ku vdiqën...

Sulm në një shkollë në Miçigan, të paktën tre të vrarë

Të paktën tre persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën të martën...

Nxënësit shpërthejnë në lot kur kthehen në klasë pa shoqen e shokun që u vranë në Gllogjan

Në ditën kur filloi mësimi pas festave të nëntorit, shokët e shoqet kujtojnë dy...

Cili është roli i mësuesit?

Të jesh mësues nuk do të thotë vetëm të shpjegosh, mësuesit e sotëm kryejnë...