E martë, 31 Janar, 2023

Këto janë mësimet që çdo prind duhet t’ua mësojë fëmijëve të vet

- Advertisement -

Këto janë mësimet që çdo prind duhet t’ua mësojë fëmijëve të vet

“Ka disa mësime që çdo prind duhet t’ua mësojë fëmijëve të tij. Si psh, që dështimet janë ndonjëherë një mundësi e madhe.

- Advertisement -

Përmes tyre mund të biesh dhe të ringrihesh; përmes tyre mund të mësosh më mirë se nga gjithçka tjetër. Duhet t’u themi fëmijëve tanë meshkuj se nëse qajnë, nuk duken aspak femërorë. Femrave mund t’u mësojmë se mund të luajnë futboll, apo të ngrejnë pesha, pa u dukur mashkullore. Fëmijëve meshkuj duhet t’u mësojmë se nuk janë princër të kaltër dhe se nuk duhet të shpëtojnë asnjë. Femrat nuk i shpëton askush, përveç vetes së tyre.

Duhet t’u mësojmë se të gjithë do të vdesim një ditë, ama duhet të mundohemi ta shfrytëzojmë magjinë e kësaj jete në maksimum. Disa ditë do t’i kemi të bukura, disa të tjera jo. Ama të gjitha ditët kanë të njëjtën vlerë. Duhet thjesht ta kuptojmë vlerën e tyre, kaq.

Duhet t’u mësojmë fëmijëve, se dhimbja mund të kalohet. Atyre duhet t’u mësojmë se do të kenë kohë të mjaftueshme, deri në momentin që e kuptojnë se janë vonë dhe nuk munden dot ta bëjnë diçka që kanë në plan. Duhet t’i bëjmë të kuptojnë se në jetë nuk ka fitore, apo humbje. Jeta nuk është një luftë. Duhet t’u themi fëmijëve tanë se ligësia ekziston dhe gjendet brenda secilit prej nesh. Duhet thjesht të mësojmë ta menaxhojmë siç duhet.

- Advertisement -

Duhet t’u mësojmë se jo gjithmonë duhet të kërkojnë siguri tek nëna apo babai. Disa gjëra duhet t’i marrin përsipër dhe t’i zgjidhin vetë. Duhet t’i bëjmë të kuptojnë se mundet të mos korrin suksese të mëdha, e sërish të jenë të lumtur. Ndonjëherë, mundet të jenë shumë më të lumtur. Fëmijët duhet të dinë se ndonjëherë mund të ndihen keq, ama trishtimi do t’i shtyjë përpara dhe ai kalon lehtësisht.

Duhet t’u themi se në jetë mundet të mos martohen apo të mos bëjnë fëmijë, por sërish të jenë të lumtur; se varfëria ekziston, ama duhet të mundohen të fitojnë me ndershmëri sa më shumë të ardhura; se mund të arrijnë çfarë dëshirojnë; se ekziston falja për çdo gabim që mund të bëhet.

Fëmijët duhet të dinë se pa të tjerët, ne jemi askushi. Realisht askush. Bota ka nevojë për përkushtimin e tyre, në mënyrë që të shndërrohet në një vend më të mirë. Fëmijëve duhet t’u themi se mund të mbërrijnë larg, shumë larg, atje ku ndoshta nuk mund t’i shohim dot më. Ama duhet t’i sigurojmë se ne prindërit, do të jemi përherë këtu, sa herë që ata do të duan të rikthehen”. – Cinzia Pennati

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prezantohet nesër: Kaq pritet të jetë vlera e koeficientit të pagave

Këtë javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë,...

Në mungesë të kuadrit, nuk ka mësim në gjimnazin e matematikës

Nxënësit e gjimnazit “Matematikë dhe Informatikë” në Shkup edhe javën e dytë të gjysmë-vjetorit...

ORCA: Senati i UP-së ka shpallur plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA), përmes një njoftimi për media ka...

Sindikatat reagojnë për mos publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria po tallet, nuk i harrojmë këto lojëra

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi ka thënë se...