E premte, 7 Tetor, 2022

Këto janë efektet anësore të vaksinës anti-Covid të paraqitura te fëmijët 5-11

Më shumë se 2.6 milionë fëmijë kanë marrë dozat e tyre të para që nga miratimi i vaksinës anti covid të Pfizer, më 2 nëntor.


CDC-ja zyrtarisht ka miratuar administrimin e vaksinës anti covid të Pfizer për fëmijët 5-11 vjeç shkruan Very Well Family.

- Advertisement -

Bazuar në të dhëna, efektet e zakonshme anësore te fëmijët kanë qenë dhimbje krahu, lodhje, dhimbje koke.

Ndërsa, vetëm 8% e fëmijëve raportuan se kishin pasur ethe pas vaksinimit, 5% diarre dhe 2% kishin pasur të vjella.

“Më shumë efekte anësore mund të vërehen pas dozës së dytë, sepse qelizat imune nga injektimi i parë janë gati të përgjigjen më shpejt dhe më agresivisht herën e dytë”, thotë Dr. Gordon. Por, kjo është një gjë e mirë, shpjegon ai.

- Advertisement -

“Kjo na tregon se trupi po prodhon antitrupa në përgjigje të synimit,” siguron Dr. Gordon.

Ndërsa, sipas Kristina Deeter, pediatre, këto efekte anësore priten të zgjasin disa ditë.

“Përpiquni të planifikoni vaksinimin të premten në mënyrë që fëmijët të mund të pushojnë në fundjavë.” sugjeron ajo.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...

Rrahman Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Nga nesër çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën. Kryetari i këshillit...

Greva e përgjithshme në arsim, BSPK kërkon nga kopshtet të mos kujdesen për fëmijët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të...