E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Këto 4 shenja tregojnë se po e teproni me sasinë e kafesë që pini

- Advertisement -

Këto janë 4 shenjat që tregojnë se po e teproni me konsumimin e kafesë.


Mesatarisht, një person pi 3.1 gota kafe në ditë dhe kjo thjesht dëshmon se bota jonë moderne nuk mund të jetojë pa këtë pije magjike – madje është bërë një kulturë, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Por përveç efekteve pozitive, ka disa anë negative për të cilat duhet të informohen të gjithë. Edhe ne e duam këtë pije, mirëpo nuk duhet të abuzoni.

Këto janë 4 shenjat që tregojnë se po e teproni me konsumimin e kafesë.

Keni një problem me stomakun tuaj

- Advertisement -

Kafeja në të vërtetë ka një efekt pastrues. Ajo lëshon një hormon që e bën stomakun tuaj të shpejtojë aktivitetin në zorrë të trashë. Pirja e shumë kafeve mund t’ju bëjë të shkoni në tualet më shpesh dhe mund të keni edhe diarre.

Mund të vuani nga ankthi

Kafeina rrit gatishmërinë duke bllokuar adenozinën që ju bën të lodhur. Por nëse merrni doza të mëdha prej saj çdo ditë, mund të çojë në ankth dhe nervozizëm. Kafeja është një shkak për lëshimin e adrenalinës që mund të ndikojë në sjelljen tuaj. Nëse vini re se jeni nervozuar, është mirë të përpiqeni të kontrolloni konsumimin e kafeinës.

- Advertisement -

Pagjumësia

Kafeina ju bën të qëndroni zgjuar, por në të njëjtën kohë, ajo mund të ndikojë në gjumin tuaj. Studiuesit kanë treguar që një konsum i lartë i kafesë mund të rrisë sasinë e kohës që ju nevojitet për të fjetur. Ju me pak fjalë, flini më pak dhe lodheni më shumë gjatë ditës.

Keni rrahje të shpejta të zemrës dhe lodheni menjëherë

Efekti i shpejtë i rrahjeve të zemrës nuk shfaqet tek të gjithë, por është akoma mjaft i zakonshëm. Është vërtetuar tek të rinjtë, të cilët kishin doza të larta kafeje, se kafeina mund të rrisë pulsin tuaj. Pirja e kafesë nuk rekomandohet për ata persona që kanë probleme me presionin e gjakut dhe me zemrën e tyre.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...

Simptoma që tregon se duhet të keni kujdes nga lija e majmunit

Shtatë raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga...