E shtunë, 1 Tetor, 2022

Këshilli i Prindërve i thotë mësimdhënësve: Mbyllja e plotë e shkollave nuk është zgjidhje

- Advertisement -

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar për vazhdimin e grevës në arsim.

Nga ky Këshill kanë thënë se në vazhdim të diskutimeve për e kundër grevës, ka një mungesë dëshire, sidomos nga sindikata, për të dëgjuar (vëmendshëm) përse Këshilli i Prindërve, e prindërit në përgjithësi, janë kundër grevës.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, nga Këshilli i Prindërve kanë dhënë disa sqarime e shembuj, edhe të përsëritura, për të argumentuar qëndrimin e tyre.

“Më kryesorja, e drejta e fëmijëve për të shkuar në shkollë duhet të jetë e garantuar. Nuk bën, nuk funksionon, nuk duhet që mësimdhënësit të mund ta kushtëzojnë vijueshmërinë e mësimit me kërkesa për përmirësim kushtesh materiale. Këto dy çështje (e drejta dhe nevoja) nuk guxon kushtëzuar e ndërlidhur”, thuhet në njoftim.

Ata më tej japin një shembull për këtë logjikë. “Mësimi fillor në Kosovë është i obligueshëm. Çka nënkupton kjo? I bie që edhe nëse prindërit, që i kanë krijuar vetë fëmijët, duan që t’i angazhojnë në punë për të krijuar mirëqenie në familje apo edhe kushte elementare për jetë kjo nuk lejohet nga institucionet shtetërore. Policia do të ndërhyjë, dhe gjykata mund edhe të marrë veprime juridike ndaj prindërve dhe fëmijëve nuk lejohet t’u mohohet e drejta e shkollimit”.

- Advertisement -

Po ashtu, në njoftimin e këtij këshili është thënë se fëmija nuk mund të përdoret për të sakrifikuar kohën e shkollimit as për kërkesa elementare të familjes.

“Andaj, i rithërrasim të gjitha palët, por sidomos mësimdhënësit, ta mendoni arsyeshëm se mbyllja e plotë e shkollave nuk mund të jetë zgjidhja asnjëherë. Kjo bën vetëm dëme, shumë të mëdha. Sindikata dhe mësimdhënësit duhet të përdorin forma të tjera të presionit sindikal”, thuhet më tej në njoftimin e Këshillit të Prindërve të Kosovës.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja në pension e gatshme të japë mësim pa pagesë, fton edhe pensionistët e tjerë

Mësuesja në pension Seniha Gacaferri Vokshi u ka bërë një propozim të gjithë mësimdhënësve...

Lajm shumë i mirë për mësimdhënësit në Shqipëri

Kryeministri, Edi Rama ka dhënë një lajm shumë të mirë mëngjesin e sotëm për...

A do të pezullohet sot greva në arsim deri në janar?

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme...

Sefaj nga Këshilli Grevist: Be po ju bëj, Murati e Nagavci s’ishin bë drejtora as në Mamushë

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist i BSPK-së, ka kritikuar Ministrin e Financave, Hekuran Murati,...