E hënë, 26 Shtator, 2022

Kërcënimet në TikTok mbyllin disa shkolla në SHBA

- Advertisement -

Shumë shkolla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten do të qëndrojnë të mbyllura pas disa kërcënimeve që kanë qarkulluar gjatë orëve të fundit në rrjetin social TikTok.

Policia dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit nuk besojnë se kërcënimet janë të vërteta, pasi nuk kanë arritur të gjejnë as një video ku flitet për një fakt të tillë, por autoritetet lokale në SHBA kanë preferuar të pezullojnë mësimin me qëllim shmangien e rrezikut.

- Advertisement -

Në disa zona, shkollat do të jenë të hapura rregullisht, por nën kujdesin e rreptë të forcave policore.

Rreziku nga të shtënat me armë merret shumë seriozisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vetëm gjatë vitit të kaluar ka pasur rreth 150 incidente të lidhura me përdorimin e armëve të zjarrit që kanë sjellë vdekjen e 32 personave dhe plagosjen e 100 të tjerëve.

Megjithatë, për momentin, asnjë element nuk është shfaqur deri më tani për të besuar se kërcënimet që hamendësohet se qarkulluan në TikTok janë të vërteta.

- Advertisement -

Hipoteza është se gjatë kësaj jave në rrjetet sociale qarkulluan disa video që përmendnin një rrezik të tillë, por pa dhënë prova apo referenca se ku mund të ndodhnin.

Përdoruesit e tjerë, pasi i kishin vënë re ato, kanë sinjalizuar rrezikun duke përmendur dhe shpërndarë më shumë përmbajtje të tjera ku flitej për një rrezik që mund të vijë nga sulmet në shkolla me datë 17 dhjetor.

Drejtuesit e shkollave, pas shqetësimeve të prindërve, dërguan disa email-e ku sqarohej se nuk është gjetur asnjë e dhënë e besueshme.

- Advertisement -

Në Baltimore dhe Maryland, drejtuesit e shkollave publikuan një mesazh në Twitter, ku thuhej: “Forcat e policisë kanë hetuar këtë kërcënim, duke arritur në përfundimin se një kërcënim i tillë e ka origjinën në Arizona dhe mbi të gjitha nuk është i besueshëm”.

Pas shqetësimeve të shumta të qytetarëve, rrjeti social TikTok bëri një deklaratë të shkurtër ku konfirmonte se nuk kishte gjetur asnjë provë ku mund të flitej për kërcënime të këtij lloji.

Kompania tha se vazhdon komunikimin me policinë dhe për më tepër nuk nënvlerëson asnjë paralajmërim për dhunë.

Nuk është hera e parë që mesazhe të tilla janë vështirë për t’u verifikuar dhe për më tepër që pretendohet se kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Në muajin tetor të vitit të kaluar, sfida për të “goditur një mësues” u përhap masivisht në mesin e studentëve, por që rezultoi të ishte false.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla në Deçan zëvendëson grevën me protestë

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit do të nisë sot procesin mësimor...

“Kërkesa e SBASHK-ut e arsyeshme pasi është vonuar Ligji i pagave”

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kritikon qeverinë për mungesën e dialogut social me SBAShK-un. Derisa...

“Rrahman Jasharaj me i thirrë fëmijët në shkollë e mos me i lëshu në shtëpi derisa të dorëzohet Kurti”

Opinionisti Nexhmedin Spahiu ka dhënë një ide jo fort të qëlluar se si mund...

​Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” sot proteston ndaj grevës në arsim

Sot nga ora 12:00, Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do...