E mërkurë, 29 Mars, 2023

Ka një arsye pse është më mirë mos t’i tërhiqni fëmijët nga krahët

- Advertisement1-

Fëmija ka qejf ta ngrini apo ta rrotulloni duke e mbajtur nga duart, mirëpo mjekët rekomandojnë që këto tërheqje nuk duhet t’i bëni kurrë sepse mund t’i nxirrni bërrylin fëmijës, nëse ai është poshtë moshës 6 vjeç.


Kjo ndodh më shumë me fëmijët nga 1 në 4 vjeç, të cilëve u del bërryli nga një dëmtim i ligamentit nga tërheqja.

- Advertisement -

Kjo mund të ndodhë edhe gjatë kohës kur fëmija pengohet gjatë ecjes dhe ju e tërhiqni fort nga krahu që të mos rrëzohet.

Bërrylat e tij janë ende të brishtë për të përballuar tërheqjen edhe pse ju e keni ushtruar për ta mbrojtur.

Dëmtimi njihet edhe me emërtimin “bërryli i dados”, sepse shpesh ndodh gjatë kujdesit që tregojmë ndaj fëmijës, edhe pse në këtë rast rezulton i dëmshëm.

- Advertisement -

Pra herës tjetër kur fëmija të pengohet mos u mundoni ta mbani vetëm nga krahu, ndërsa lojërat me rrotullime shmangini.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...