E martë, 31 Janar, 2023

Ka arsye për shqetësim nëse gjatë shtatzënisë vjen deri te kollitja e shpeshtë

- Advertisement -

Shtatzënia ka një mori simptomash të zakonshme: dhimbje shpine, dëshirë për ushqim, sëmundje në mëngjes, por ndonjëherë keni simptoma që nuk i dini se shkaktohen nga shtatzënia. Kolla kronike është një prej tyre.

Nëse kolliteni gjatë gjithë shtatzënisë, edhe pse nuk jeni të sëmurë, mund të keni një kollë kronike të lidhur me shtatzëninë. Nga Shoqata Amerikane për Shtatzëninë thonë se sistemi imunitar ndoshta do të ndryshojë gjatë shtatzënësisë, që do të thotë se do të bëhet më e vështirë për të luftuar mikrobet që mund të çojnë në një kollë afatgjatë.

- Advertisement -

Kur kolliteni shumë gjatë shtatzënisë, kjo mund të ndodhë për shkak se jeni të ekspozuar ndaj një numri infeksionesh alergjike dhe sëmundjeve virale.

“Shumë ndryshime fiziologjike ndodhin gjatë shtatzënësisë për të lejuar trupin të përshtatet me fetusin në rritje. Gratë shtatzëna kanë një ndjeshmëri të shtuar ndaj kollës dhe supozohet se në këtë mënyrë nëna mbrohet nga frymëzënia”, ka deklaruar Dr. Peace Nwegbo-Banks nga Shoqata Amerikane për Shtatzëninë.

Ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në shfaqjen e kësaj gjendjeje – pohon Popsugar.

- Advertisement -

“Gjatë shtatzënisë, mukoza e hundës është më e fryrë për shkak të niveleve të rritura të gjakut dhe plazmës, si dhe për shkak të disa ndryshimeve hormonale. Për atë arsye, mund të ketë një rrjedhje nga hunda ose bllokimi i saj, dhe kjo mund të irritojë receptorët e kollitjes”, ka deklaruar Lauren Demosthenes nga kompania Babyscriptts.

Gratë që kanë konsumuar më parë duhan mund ta kenë të zvogëluar refluksin e kollitjes që çon në rritjen e kollitjes gjatë shtatzënësisë.

Si trajtohet?

- Advertisement -

Trajtimi natyrisht varet nga shkaktari i kollitjes.

Për simptomat e alergjisë rekomandohen antihistaminikët. Për ata që kanë rrjedhje nga hunda, mund të jetë i dobishëm spërkatësi me tretje kripe. Për lehtësimin e kollitjes përdoren shurupet kundër kollitjes. Nëse shkaku i kollës është një infeksion i frymëmarrjes, trajtimi mund të jetë me antibiotikë, kurse pacientja duhet ta vizitojë mjekun e saj.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...