E premte, 7 Tetor, 2022

Java e 7-të e shtatzënisë: Tash e tutje mund të shkoni për kontroll çdo katër javë

Në javën e shtatë të shtatzënisë, foshnja juaj i ka pesë javë dhe ju jeni në mes të muajit të dytë dhe tremujorin e parë të shtatzënisë.

Gjatësia e foshnjës në javën e 7-të të shtatzënisë

- Advertisement -

Me një madhësi prej rreth 5 milimetra, pamja e foshnjës tuaj të kujton një bizele të vogël jeshile. Foshnja tani është e ngjitur fort në zgavrën e mitrës dhe ndihet rehat në qesen e saj amniotike. Krahasuar me hapësirën në dispozicion të foshnjës tuaj, në javën e 7-të të shtatzënisë, ajo është akoma shumë e vogël për këtë hapësirë

Zhvillimi i foshnjës

Foshnja juaj lëviz shumë, por është akoma shumë e pakoordinuar. Lëvizjet e saj duken më shumë si me hove-hove apo konvulsione. Por kjo mënyrë e lëvizjes do të vazhdojë tutje të përsoset gjatë javëve të ardhshme.

- Advertisement -

Zemra e foshnjës rreh shpejt dhe fuqishëm. Rrahjet e zemrës janë rreth 150 herë në minutë. Kjo punë e jashtëzakonshme është e nevojshme në mënyrë që kikiriku juaj i vogël të mund të përballojë të gjitha proceset në organizmin e vet.

Nëse jeni duke pritur binjakë, do të shihni dy zemra që rrahin fort në të njëjtën mënyrë. Nga ana tjetër, mjeku nuk mund t’i dallojë qartë dy foshnjat, sepse, të dy trupat e vegjël janë ende të shtrirë njëri pas tjetrit.

Krahët, duart dhe këmbët ngadalë fillojnë të marrin formë – dhe njihet ndryshe edhe si faza e “ariut të ëmbël” (Gummibärchen). Në duar, në imazhin e ultrazërit mund të shihen fryrje të vogla, nga të cilat do të zhvillohen gishtat.

Bishti është ende i dukshëm qartë në trupin e foshnjës. Ky do të zhduket gjatë javëve të ardhshme kur këmbët dhe shpina të formohen plotësisht.

Fytyra fillon të formohet në kokën shumë të madhe. Sytë janë të dukshëm si pika të mëdha të zeza, dhe vrima e gojës dhe dy vrimat e hundës tashmë mund të vërehen. Këtu formohen vija të vogla, nga të cilat do të formohen vrimat e hundës të cilat krijohen në fazën e më vonshme.

Placenta gjithashtu vazhdon të zhvillohet në mënyrë që gradualisht të përshtatet në pajtim me nevojat në rritje të foshnjës dhe ta furnizojë atë me oksigjen dhe lëndët ushqyese të mjaftueshme nga trupi i nënës. Në javën e 7-të të shtatzënisë, placenta arrin madhësinë për gjysmë më të vogël se sa do të jetë madhësia e saj në fund të shtatzënisë, gjatë lindjes. Rreth javës së 14-të të shtatzënisë, ajo ka të njëjtën formë, madhësi dhe peshë sikur në kohën që lind foshnja.

Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 7-të të shtatzënisë

Në tremujorin e parë, shumica e grave që janë shtatzëna, do të përjetojnë simptomat që lidhen me ndryshimet hormonale në trup. Në varësi të intensitetit të simptomave, ju mund të bëni shumë për mirëqenien tuaj në javën e 7-të të shtatzënisë, duke qenë tashmë e vetëdijshme për nevojat personale.

Vlen si lehtësim, këto simptoma bëhen gjithnjë e më të vogla, derisa të zhduken plotësisht në muajin e tretë. Atëherë gratë shtatzëna zakonisht ndihen mirë dhe me plotë shpresë.

Shenjat dhe simptomat e zakonshme

Gjinjtë e tendosur

Gjinjtë e tendosur, ngjajnë për shkak të rritjes, duke u zmadhuar. Kjo mund të shkaktojë probleme në mbrëmje dhe natën sepse nuk mund të gjeni një pozicion të përshtatshëm në të cilin mund të shtriheni e të flini rehat. Në rrethana të caktuara, vetëm pesha e mbulesës mund t’ju shkaktojë dhimbje. Përqafimet shpesh janë gjithashtu të përcjella me dhimbje.

Ndjeshmëria ndaj nuhatjes

A e dini se ndjeshmëria ndaj nuhatjes, e shoqëruar me të përziera, ndaj disa ushqimeve të caktuara, e mbajnë nënën e ardhshme larg nga mundësia për ta dëmtuar veten dhe foshnjën? Për të shmangur rrezikun, trupi mbështetet në një refleks të vjetër të neveritjes së pakushtëzuar për ta parandaluar konsumin e substancave që nuk duhet.

Shkarkimi vagjinal

Gjithashtu, mund të ketë edhe shkarkim të shtuar nga vagjina. Nëse nuk ka gjakderdhje, madje edhe nëse është minimale, atëherë gjithçka është në rregull. Përndryshe, nëse keni gjakderdhje dhe përjetoni dhimbje të forta në bark, kjo mund të jetë shenjë e një aborti spontan.

Përgatitja për ushqyerjen me gji

Ju tashmë keni filluar të shtoni peshë në mënyrë të vazhdueshme. Në këtë mënyrë, trupi krijon rezervën e furnizimit të qelizave yndyrore, sepse lindja, si dhe koha menjëherë pas kësaj, është shterje e energjisë. Ushqyerja me gji gjithashtu ka nevojë për shumë rezerva (yndyre) në mënyrë që të mund të ushqejë foshnjën. Faza në të cilën gruaja gradualisht e humb peshën që ka fituar në muajt e fundit, fillon me ushqyerjen me gji të foshnjës. Pra, periudha e ushqyerjes me gji nuk është e rëndësishme vetëm për foshnjën, por është gjithashtu e dobishme për shëndetin e nënës. Ushqyerja me gji gjithashtu zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit tip 2 dhe disa lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e mitrës.

Përmbledhje e këshillave më të mira

Nëse nuk jeni të sigurt, uleni shpejtësinë dhe dëgjoni me vëmendje barkun tuaj, besojini sinjaleve që vijnë nga trupi juaj dhe instinktet tuaja.

Hani shumë fruta dhe perime të freskëta që ju pëlqejnë më shumë – të përsosura janë lëngjet nga frutat e grira me blender (gojëmjaltë-smoothie). Rekomandohet gjithashtu një gojëmjaltë (smoothie) nga HiPP, gjatë lëvizjes jashtë shtëpisë.

Nëse është e mundur, vishni ndërresa të brendshme nga pambuku, kjo lejon lëkurën të marrë frymë dhe nuk ju shtrëngon.

Gjithmonë kujdesuni për zonën tuaj intime vetëm me ujë të ngrohtë dhe pa sapun, përveç nëse keni një losion për larje që mbron dhe forcon florën vagjinale.

Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë

Mbrojtja nga patogjenët dhe kimikatet në pishina

Gjatë shtatzënisë, ambienti vagjinal është më i ndjeshëm se zakonisht. Vlera e pH gjatë kësaj faze të ndjeshme, duhet të mbrohet në mënyrë që ajo të mbetet e ekuilibruar. Vagjina është gjithashtu veçanërisht e ndjeshme ndaj patogjenëve dhe infeksioneve të kërpudhave.

Substancat agresive si klori mund ta prishin ekuilibrin.

Nëse tashmë keni probleme në pishinë dhe vëreni ndryshim në mukozën e vagjinës, atëherë mbrojtja efektive gjatë shtatzënisë është gjithnjë e më e rëndësishme. Siç thuhet shpesh, një tampon nuk ofron mbrojtje të besueshme ndaj kimikateve dhe patogjenëve që ndodhen në ujë. Për shkak se patogjenët kanë qasje të lehtë në vagjinë, nëpërmjet kordonit të rigjenerimit. Klori gjithashtu futet në vagjinë dhe përmes saj përthithet në strukturën e tamponit me ujin dhe kështu mund të veprojë në mukozë.

Ekzistojnë tamponë të veçantë mbrojtës që parandalojnë këtë proces dhe e mbrojnë mukozën nga patogjenët dhe klori. Mamia ose gjinekologu juaj sigurisht mund t’ju japin më shumë informacion në lidhje me këtë.

Ndihma e butë nëpërmjet homeopatisë

Ekzistojnë metoda natyrale dhe të buta shëruese për problemet e bezdisshme të shtatzënisë. Kjo gjithashtu përfshin homeopatinë. Kjo metodë shërimi bazohet në parimin e barazisë, zakonisht funksionon pa efekte anësore dhe është veçanërisht e efektshme gjatë shtatzënësisë. Pyesni një mami me përvojë në mjekësinë natyrale se cilat mjete shëruese mund të përdoren kundër ankesave tuaja. /HIPP

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...