E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Java e 5-të e shtatzënisë: Koha e pasigurisë ka marrë fund

- Advertisement -

Me javën e 5-të të shtatzënisë, fillon muaji i dytë i shtatzënisë tuaj. Kanë kaluar tri javë që kur është krijuar foshnja juaj pas fekondimit.

Madhësia e foshnjës në javën e 5-të të shtatzënisë

- Advertisement -

Në javën e pestë të shtatzënisë, është ende e pamundur nëpërmjet ultratingullit të vërehet foshnja juaj duke u rritur në barkun tuaj. Me anën e një sonde të ultratingullit, nëpërmjet vagjinës tuaj, është e mundur të vërehet një zgavër amniotike në të cilën tashmë vogëlushi është i vendosur, nga këtu do të rritet në një foshnje gjatë muajve të ardhshëm. Nëse mund ta shihni foshnjën si duhet, mund ta krahasoni me një farë të vogël susami.

Zhvillimi i foshnjës

Nga qeliza vezë e shumëzuar në javën e 5-të të shtatzënisë, formohet një kordon i zgjatur. Ende asgjë nga forma e një personi nuk mund të vërehet, edhe pse të gjitha cilësitë njerëzore tashmë janë në vendin e vet. Gjatë kësaj jave bëhet zhvillimi i parë dhe më i rëndësishëm: formimi i trurit.

- Advertisement -

Përveç kësaj, tanimë fijet nervore vazhdimisht formohen, të cilat i kontrollojnë të gjitha proceset në trupin e qenies së vogël. Për këtë arsye, ato janë veçanërisht të rëndësishme, sepse pa to nuk do të ishte e mundur të krijohet jeta.

Me një ekzaminim nëpërmjet ultratingullit nga dita e 22-të pas fekondimit – nga java e 6-të e shtatzënisë – aktiviteti i zemrës tashmë mund të vërehet. Në këtë fazë, mund të mendohet se personi i vogël përbëhet vetëm nga zemra. Sepse, fillimisht, organi më i rëndësishëm është më i madh. Ritmi me të cilin zemra tani rreh, është dy herë më i shpejtë se ai i nënës së vet.

A e dini se shkëmbimi i oksigjenit, gjatë gjithë shtatzënisë, nuk bëhet përmes mushkërive, por ekskluzivisht përmes placentës? Foshnja e furnizon veten me oksigjen vetëm pasi të ketë marrë frymë vet për herë të parë.

- Advertisement -

Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 5-të të shtatzënisë

Nëse nuk e keni pasur periodën menstrulae dhe / ose një test pozitiv të shtatzënisë, duhet të paraqiteni tek një gjinekolog ose mami. Edhe një test tjetër kryhet këtu. Mjeku e kontrollon që veza qelizore është e vendosur në mitër dhe jo në tubat fallopiane. Mjeku ose mamia do të hartojnë një raport që njihet si anamnezë, e cila do ta bëjë të qartë gjendjen tuaj aktuale shëndetësore.

Ju gjithashtu do të merrni Librezën tuaj të nënës me rastin e regjistrimit fillestar. Atë tani duhet ta mbani gjithmonë me vete. Mjeku ose mamia gjithmonë do ta shënojnë fazën aktuale të zhvillimit dhe javën e shtatzënisë në të cilën ndodheni. Këtu janë futur gjithashtu të gjitha ekzaminimet dhe rezultatet e analizave përkatëse të gjakut, si dhe zhvillimi i peshës dhe presionit të gjakut. Mund të përdorni vlerat e peshës për ta regjistruar në lakoren tuaj personale të peshës.

Mësoni më shumë se si bashkë regjistrohen hollësitë e rëndësishme të vlerave të veçanta në Librezën e nënës.

A e dini?

Mamitë mund ta përcaktojnë shtatzëninë Tuaj dhe ta lëshojnë Librezën e nënës dhe të kryejnë pothuajse të gjitha kontrollet e nevojshme të parashikuara me Librezën e nënës. Ato e kontrollojnë presionin e gjakut, peshën, urinën dhe vlerat e gjakut dhe gjithashtu, përcaktojnë pozicionin dhe madhësinë e foshnjës dhe kontrollojnë nëse të rrahurat e zemrës janë të rregullta. Vetëm ekzaminimet me ultratingull janë të rezervuara për mjekët.

Shenjat dhe simptomat e zakonshme

Përzierja torturuese

Kur gratë zbulojnë se janë shtatzënë në mënyrë të sigurt, simptoma si përzierja mund të intensifikohet. Kjo vije nga njëra anë për arsye të rritjes së vlerës hormonale (HCG) dhe nga ana tjetër për shkak të stresit të madh emocional që kalon një grua shtatzënë gjatë kësaj kohe. Lexoni më shumë rreth asaj se çfarë të bëni gjatë Java e 5-të e shtatzënisë – Kjo ndodh në javën e 5-të të shtatzënisëpërzierjes torturuese.

Këshillë e mamisë

“Përzierja shpesh mund të qetësohet pak nëse shpesh hani gjëra të vogla të tilla si shkopinj të njelmët, biskota ose qull me drithëra. Kur stomaku është i zënë, të përzierat nuk vijnë aq të mëdha”. Mamia, Dorothee Kutz

Hormonet e ngatërruara

Përsëri dhe përsëri ju tani do ta përcillni me kujdes veten dhe do ta shikoni barkun tuaj.

Gratë që janë përkushtuar për të arritur shtatzëninë dhe kanë mbetur shtatzënë sipas parashikimit të tyre, janë po aq të befasuara nga kjo mrekulli e natyrës sa gratë që nuk e kishin planifikuar shtatzëninë. Me gjithë shqetësimet dhe konfuzionin që sjell me vete mesazhi i tillë, hormonet e ndërlidhura me shtatzëninë krijojnë një ndjenjë që gjithmonë e tejkalon çdo gëzim. Sepse nëna e ardhshme ka nevojë për gjendje të qëndrueshme mendore për të përballuar ndryshimet që do të vijnë.

Rritet pesha

Ju do të vëreni në ekranin e peshores tuaj se po shtoni peshë. Tani e tutje, trupi juaj ruan rezervat që i duhen menjëherë për shtatzëninë, lindjen e fëmijës dhe periudhën e dobësimit të energjive pas lindjes. Shtimi i peshës përbëhet nga depozitimi i dhjamit, pesha e lëngut amniotik, placenta, gjinjtë dhe pesha e foshnjës tuaj. Trupi juaj mund të mbaj më shumë ujë, gjithashtu me kalimin e kohës, po ashtu mund të çojë në shtim të peshës.

Përmbledhje e këshillave më të mira

Planifikoni terminët e radhës dhe të vazhdueshme për ekzaminimet e parapara me mjekun ose maminë tuaj. Ju gjithashtu mund të kërkoni mami për kontrollet tuaja të përkujdesjes dhe / ose bëjeni me zëvendësime midis mjekut dhe një mamie sepse jo çdo herë ju duhet mjeku.

Lejoni vetes pak pushim, sepse do t’ju duhet shumë forcë për muajt tjerë.

Bisedoni hapur me më të dashurit tuaj për këtë arritje të lumtur, në mënyrë që frika dhe shqetësimet tuaja të mund të qartësohen dhe të bëhen të ditura herët.

Domosdo sigurohuni që të keni furnizim të bollshëm me acidin folik, në mënyrë të përsosur mund ta plotësoni me tableta.

Pyetje të mundshme për mjekun ose maminë

Medikamentet dhe suplementet ushqimore

Tregoni mjekut ose mamisë tuaj për të gjitha ilaçet dhe shtesat ushqimore që jeni aktualisht duke i marrë. Këto duhet të kontrollohen dhe vlerësohen me shumë kujdes, veçanërisht gjatë shtatzënisë. Shumë vitamina nga grupe të caktuara tanimë mund të jenë gjithashtu të dëmshme. Ekzistojnë shtesa apo suplemente të veçanta për gratë shtatzëna që janë përshtatur me lëndët ushqyese dhe vitaminat gjatë shtatzënësisë. Le të ju këshillojmë se cilat mjete janë të përshtatshme për juve.

Ekzaminimet shtesë në rast të ankesave

Pyesni mjekun ose maminë tuaj nëse do të kishte kuptim një takim jashtë terminëve për kontrolle të planifikuara. Gjithashtu, duhet të sqarohet se në çfarë mase janë normale të ndodhin ankesat e lidhura me shtatzëninë. Për shembull, për shkak se të vjellat janë të shumta, mund të çojnë në dëmtim të ekuilibrit të elektroliteve, gjë që mund të shpie në mungesë të substancave me rëndësi jetike. /HIPP

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...