E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Jasharajt i përkeqësohet gjendja shëndetësore

- Advertisement -

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ai ka thënë se gjendja shëndetësore i është keqësuar si shkak i fyerjeve dhe linçimeve, që sipas tij, po i bëhen nga pushteti.

“Në shëndetin tim ka ndikuar edhe fyerjet dhe linçimet që po më bëhen. Unë i thashë edhe kryetarit që të mos ia jap fjalën Dimal Bashës që është nxënës i dobët, sic shihet nga notat e tij, por si duket partia në pushtet e kishte dërguar që ta minoj angazhimin që e kemi bërë në atë komision. Edhe kjo ndikojë pak. Edhe në atë takim kam qenë keq me shëndet”, është shprehur Jasharaj.

- Advertisement -

Tutje, ai i bëri qeverisë që të mos e ulë nivelin poshtë, teksa i bëri thirrje edhe vetë kryeministrit Albin Kurti, që ta mbrojë arsimin nga njerëz, siç i quajti ai, me nota 2 e që po e sulmojnë arsimin, duke aluduar kështu në deputetin e VV-së, Dimal Basha.

“Asnjë qeveri deri më tani s’ka bërë kaq shumë sulme ndaj SBAShK-ut. Është turp i qeverisë që e lejojnë Dimalin të na quajnë analfabetë”, është shprehur Jasharaj./Klankosova.tv

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edhe një mërgimtar tjetër i gatshëm t’ua jap nga 100 euro mësuesve

Mërgimtarët po vazhdojnë të tregojnë gatishmëri për t’i ndihmuar mësuesit kosovar. Edhe Fitim Krasniqi, nga...

Komuna e Prizrenit i jep tender për vetëdijesimin e nxënësve kompanisë që aktivitet primar ka pastrimin e ndërtesave

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratë me kompaninë ‘Samire Osmani B.I’ për ‘Vetëdijesimin e...

LAJMI I FUNDIT: Paqartësi në ekzekutimin e pagave për grevistët

Ajo që vazhdon të mbetet e paqartë në këtë situatë është forma e ekzekutimit...

Hapet pika shkollore e gjuhës shqipe në Kaufbeuren të Bavarisë

Të shtunën në prani të nxënësve, prindërve dhe bashkëkombësve, të Konsullit të Përgjithshëm të...