E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021

“Jam nga Lipjani, po e mësoj shqipen në Gjermani se është gjuha e nënës sime”

Gjatë viteve të fundit numri i nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme është ulur në mënyrë të pandalshme.


Pakësimi i nxënësve që po çon në mbylljen apo bashkimin e shkollave, e kjo po ndodh kryesisht në fshatra.

Gjithsesi këtu po mbyllen, por në BE po hapen shkollat shqipe.

Shkolla shqipe ka në Gjermani, Zvicër, Greqi, Itali, SHBA etj.

Sipas një kronike nga A2 në Gjerman, vetë nxënësit tregojnë se vijnë me dëshirë për të mësuar gjuhën shqipe edhe pse kanë lindur në Gjermani.

“Jam nga Durrësi” thotë një djalë, “jam nga Lipjani i Kosovës, po e mësoj shqipen se është gjuha e nënës sime”, thotë Kaltrina e vogël.

Dihet se në shkollat shqipe shumica e nxënësve janë shqiptarë të Kosovës, ndërsa pjesmarrja e shqiptarëve të Shqipërisë mbetet e ulët.

“Qëllimi kryesor është që fëmijët të flasin gjuhën me prindërit, ndërkohë që në shkollë të mësohet shkrimi dhe leximi. Pjesëmarrja e fëmijëve në klasë është me 97% nga Kosova, ndërkohë që nga Shqipëria pjesëmarrja është e ulët”, thotë mësuesja Teuta Dervishi për A2.

Kujtojmë se edhe Ministria e Arsimit gjermane në fund të studimeve e njeh gjuhën shqipe dhe ia u konsideron nxënësve si gjuhë shtesë të huaj e kjo padyshim është arritje nga përpjekja e vazhdueshme e diasporës shqiptare.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njihuni me vajzën shqiptare që ka rrëmbyer vëmendjen e Bill Gates, u rendit e dyta në konkursin botëror

Shqiptarët po shkëlqejnë kudo në botë. Veçanërisht gjenerata e të rinjve. Së fundmi kryeministri Edi...

Si ta kuptoj nëse fëmija im është empat?

Nëse fëmija juaj është emocionalisht ose fizikisht i ndjeshëm, ai mund të jetë një...

I kaloi mbi 600 ditë duke fjetur në tendë, britaniku 12-vjeç i mblodhi 800 mijë euro për bamirësi

“Djaloshi në tendë”, 12-vjeçari që e quan kështu veten, i ka kaluar 600 ditë...

Amla Muçaj sjell këngën e re ‘Bekue qofsh flamuri im’

Është vetëm 5-vjeçare, por qysh tani ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar. Quhet Amla Muçaj...