E martë, 31 Janar, 2023

Ish-zv ministri i Arsimit: Rritja prej 13 – 40 euro për mësimdhënësit nuk mjafton

- Advertisement -

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ka thënë se Kosova është vendi i parafundit në rajon sa i përket pagave të mësimdhënësve.

Sipas tij, vetëm Shqipëria qëndron më keq se sa Kosova.

- Advertisement -

“Vetëm Shqipëria është më dobët se ne. Të gjitha vendet tjera të rajonit janë për 30 ose 40% më mirë se mësimdhënësit tonë. Tash nëse shikohet gjendja materiale ne nuk jemi aq më të varfër se vendet e tjera që të kemi pagat më të ulëta për mësimdhënësit edhe mendoj që Qeveria duhet ta merr seriozisht çështjen e pagave të mësimdhënësve me rastin e caktimit të koeficienteve”, është shprehur Rexhaj, për FrontOnline.

Sipas tij, kjo rritje është e pamjaftueshme.

“Kjo rritje është shumë pak sepse pagat e mësimdhënësve krahasuar me atë ngritjen kur është bërë në kohën e qeverisë së PDK-së tashmë pagat nuk janë as në 40 apo 50% të vlerës që kanë pas atëherë dhe arsimtarët tash janë në gjendje më të rënduar ekonomike, 40 euro nuk mjafton”, ka thënë ai.

- Advertisement -

 

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në mungesë të kuadrit, nuk ka mësim në gjimnazin e matematikës

Nxënësit e gjimnazit “Matematikë dhe Informatikë” në Shkup edhe javën e dytë të gjysmë-vjetorit...

ORCA: Senati i UP-së ka shpallur plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA), përmes një njoftimi për media ka...

Sindikatat reagojnë për mos publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria po tallet, nuk i harrojmë këto lojëra

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi ka thënë se...

Çfarë “befasie” po përgatit Kurti për punëtorët e sektorit publik – a do zbulohet deri në mbrëmje vlera e koeficientit?

Sot është dita e fundit e muajit janar dhe vlera monetare e koeficientit të...