E shtunë, 1 Tetor, 2022

INTERVISTË| Zv.ministri Dukagjin Pupovci: Ligji i ri do të sjellë rritjen e pagave në arsim

- Advertisement -

Çështja e shamisë në shkolla, greva në arsim në prag të vitit të ri shkollor, kërkesa për rritje të pagave të mësimdhënësve, për ligjin e ri të pagave, vlerësimi i mësimdhënësve, janë disa nga temat kyç ditëve të fundit në vendin tonë.

Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) ka realizuar një intervistë me zv.ministrin e Arsimit, Dukagjin Pupovci, i cili ka folur në detaje për temat e lartcekura.

- Advertisement -

Ai flet edhe për kritikat e vazhdueshme nga vet mësimdhënësit se drejtorët e shkollave po zgjedhen jo në bazë të meritave por për nga lidhjet politike që kanë, si dhe tregon nëse do të ndërtohet ndonjë shkollë e re.

Si e keni pare iniciativën e nisur për ndryshimin e UA që ndalon barjten e shamisë në shola nga vajzat? A kanë bërë kërkesë inicuesit për takim me MASHT? Nëse po, a do t’i pritni?

Është e drejtë legjitime e secilit qytetar ose grup qytetarësh të bëjë nisma për ndryshime në legjislacion. Edhe këtë nismë e shohim si të tillë dhe do ta trajtojmë me shumë kujdes. Nuk ka pasur kërkesë specifike për takim nga ana e nismëtarëve të ndryshimit të Udhëzimit Administrativ.

- Advertisement -

Sipas jush a duhet të pranohen nxënëset me shami në shkolla apo jo?

E drejta për shkollim është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, andaj konform përgjegjësive që kemi si Ministri, do t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore. Ashtu është vepruar deri tani dhe ashtu do të veprohet edhe në të ardhmen.

Një temë tjetër e riaktualizuar është çështje e grevës një muaj para nisjes së vitit të ri shkollor. SBASHK insiston për takim, a do t’i pritni që të ulni tensionet dhe të gjendet një marrëveshje?

- Advertisement -

Ne gjithnjë jemi të hapur për takime me SBASHK-un dhe kemi pasur takime të rregullta. Nuk ka çështje e cila nuk mund të bisedohet në mes të partnerëve socialë – MASHTI-t dhe SBASHK-ut. Edhe tensionet janë normale në një një komunik të tillë, por deri tani kemi arritur ta ruajmë frymën konstruktive të dialogut.

Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar se greva nis më 24 gusht dhe vazhdon tutje nga 1 shtatori. Çfarë jeni duke bërë si MASHT që të parandalohet greva?

Është e vërtetë se kriza ekonomike e shkaktuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës i ka goditur të gjithë, sidomos njerëzit familjarë që jetojnë me paga modeste, së cilës kategori rëndom i përkasin punonjësit e arsimit. Por kriza e ka goditur edhe shtetin dhe mundësitë për t’i ndihmuar qytetarët që ta përballojnë atë janë më se të kufizuara. Përkundër kësaj dhe zvogëlimit të vazhdueshëm të numrit të nxënësve, ne i kemi marrë të gjitha masat që të ruhen vendet e punës në arsim, që ka kosto të konsiderueshme financiare. Po ashtu, kemi planifikuar investime domethënëse në infrastrukturën arsimore që do të duhej të ndikonin në përmirësimin e cilësisë së punës në shkolla. Mendoj se për këtë duhet mirëkuptim nga ana e SBASHK-ut, sidomos pasi kriza ka pasuar dy vite të çrregullimit total të mësimit në shkolla si rezultat i pandemisë

Kur pritet të miratohet ligji i pagave? A jeni në dijeni kur do të procedohet në Kuvend? Me ligjin e ri për sa pritet të ngriten pagat e mësimdhënësve, atyre të fillores, të mesmes dhe profesorëve universitarë?

Më duhet të pranoj se edhe ne kemi pritur që Projektligji i pagave të përfundojë më herët, por, në rastin konkret, vonesat janë rezultat i kompleksitetit të problematikës pasi bëhet fjalë për një Projektligj që rregullon pagat në gjithë sektorin publik. Sidoqoftë, ne i kemi diskutuar koeficientët me SBASHK-un dhe i kemi bërë propozimet tona që, besoj, do të merren parasysh. Edhe pse është e parakohshme të flasim për vlerën monetare të koeficinetit, jam i bindur se Ligji i ri do të sjellë rritjen e pagave në arsim.

Një çështje tjetër që nxit jo pak reagime tek mësimdhënësit është testimi apo jo i tyre. Ta sqarojmë një here e mire. Si parashihet të bëhet tesitmi i tyre dhe na tregoni se kur do të fillojë? 

Kjo çështja e testimit është bërë një temë koti, për të cilën ne nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë plan. E kemi thënë me dhjetëra herë se nuk do të ketë testim, por vlerësim të performancës, për të cilin tanimë ekziston metodologjia. Ne jemi duke e rishikuar këtë metodologji sepse nuk është treguar efektive, por testimi nuk do të jetë instrument vlerësimi.

Një problematikë e vazhdueshme është zgjedhja e drejtorëve politik në shkolla ku më pas vazhdohet edhe me zgjedhjen e mësimdhënësve. Sa mund të ndërhyjë MASHT në këtë pike? 

Ne kemi një Udhëzim Adminisitrativ të vitit 2020 me të cilin përcaktohet metodologjia e zgjedhjes së drejtorëve të shkollave. Ky udhëzim ofron bazë të mjaftueshme për emërime në bazë të meritës, por në praktikë, mund të ketë shkarje në zbatimin e tij. Në raste të tilla, i inkurajoj të gjithë që çështjet t’ia raportojnë Inspektoratit të Arsimit. Përndryshe, ekziston një disponim tek komunat që të emërojnë drejtorë të kualifikuaa dhe kjo vërehet nga fakti se në panelet intervistuese caktohen ekspertë të pavarur që nuk janë punonjës të Komunës. Po ashtu, MASHTI e delegon një përfaqësues në secilin panel intervistues.

Për fund, a pritet të nis ndërtimi i ndonjë objekti shkollor këtë vit në Kosovë. Nëse po, na tregoni konkretisht sa, dhe në cilat komuna? 

Këtë vit kemi dhjetëra projekte kapitale në vlerë të përgjithshme prej 27.6 milion EUR. Aty ka ndërtime të objekteve shkollore, të palestrave sportive për shkolla, si dhe renovime. Disa projekte kryhen brenda vitit, ndërsa disa të tjera zgjasin 2 ose 3 vjet varësisht nga kompleksitetit. Pra, gjithnjë ka dhe do të ketë investime në infrastrukturën arsimore. Qëllimi është që kjo infrastrukturë të shfrytëzohet sa më mirë dhe të jetë në shërbim të ngritjes së cilësisë së arsimit. (Albanian Kids Education/Kids of Kosova)

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për mësimdhënësit në Shqipëri

Kryeministri, Edi Rama ka dhënë një lajm shumë të mirë mëngjesin e sotëm për...

A do të pezullohet sot greva në arsim deri në janar?

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme...

Sefaj nga Këshilli Grevist: Be po ju bëj, Murati e Nagavci s’ishin bë drejtora as në Mamushë

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist i BSPK-së, ka kritikuar Ministrin e Financave, Hekuran Murati,...

Pas votimit për pezullim të grevës, BSPK thërret konferencë të jashtëzakonshme

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme...