E diel, 5 Shkurt, 2023

INTERVISTË| Agim Agushi: Karriera ime si mësimdhënës dhe rekordet që synoj t’i arrijë në zhonglim me top

- Advertisement -

Nga Albanian Kids Education


Një profesor i dalluar i matematikës dhe një rekordmeni i Guinness në zhonglim me top futbolli. Sigurisht një rast unik që jo vetëm nxënësit e tij, por e gjithë Kosova krenohet me sukseset e tij. Ky është Agim Agushi, profesori nga Smira e Vitisë, që përveç di të zgjedh probleme matematikore, mund të luajë me top mbi kokë si askush tjetër.

- Advertisement -

Si asnjëherë më parë, profesor Agushi në një intervistë për Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) flet pak më shumë për karrierën e tij si mësimdhës, kur e ka filluar, punën me nxënës, dhe sigurisht për rekordet që ka arritur dhe ato që synon t’i arrijë.

Lexoni të plotë intervistën me profesorin e matematikës dhe rekordmenin e zhonglimit me top futbolli, Agim Agushi:

Një CV e shkurtër, qe sa vite keni nisur profesionin si mësimdhënës, në cilën shkollë jepni tani mësim?

- Advertisement -

Profesionin e mësimdhënësit kam filluar ta ushtrojë që nga 1 shtatori i vitit 1994 në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”në Viti, ku vazhdoj ende të punoj.

Si është të punosh me nxënës?

Është kënaqësi, por edhe përgjegjësi të punosh me nxënës. Të punosh në arsim është sikur të ecësh nëpër tehun e shpatës. I lumi ai që shpëton pa u gërvishtur.

- Advertisement -

Na trego një rast të veçantë që do e kujtoni përherë gjatë kohës si mësimdhënës?

Nuk do e harroj asnjëherë datën 4 korrik 2019 kur në objektin e gjimnazit sfidova rekordin  Guinness ku në këtë rast emri i gjimnazit futet në Librin Guinness, dhe fakti tjetër se rekordi u organizua për nderë të ditës së Pavarsisë së SHBA-së.

 

Jeni mësimdhënë i matematikës, sa ka nxënës të talentuar në këtë lëndë tejet të rëndësishme?

Interesimi është deri diku i kënaqshëm, por ju duhet përkrahje e madhe nga mësimdhënësit që nuk ju mungon asnjëherë. Unë jam i kënaqur.

Jeni rekord botëror në zhonglim me top. Si ja nisët dhe si i presin nxënësit sukseset tuaja?

Më 15 tetor 2000 kam filluar sistematikisht për rekorde botërore dhe rekorde Guinness.

Sukseset e mia nxënësit i presin me kënaqësi dhe ndien krenarë që një prof i tyre arrinë suksese kulminante. Më marrin si model për suksese.

A synoni ndonjë rekord tjetër, nëse po, na jepni detaje?

Po synoj edhe disa rekorde të tjera. Synoj rekonrdin në Dubai në ndërtesen 100 katëshe ‘Princes Tower’ në diciplinën ecje prapa shkallëve duke zhonglu me top në kokë, (1750 shkallë rekordi aktual). Pastaj synoj rekorde të arrijë edhe në Stamboll, Katar, Venecia, Egjipt, Shqipëri, Ulqin.

 

Të kthehemi te çështja e pagave të mësimdhënësve. Sa duhet të jetë sipas jush që mësimdhënësit të kenë një jetë të dinjitetshme?

Nëse vazhdon ende ky ritëm i arsimit gjysmëditor d.m.th vetëm paradite ose pasdite një pagë deri 700-750 do ishte në nivelin e kënaqshëm.

Për fund, cili është mesazhi juaj për ministren Arbërie Nagavci?

Ka shumë për të ndryshuar si në infrastrukturë, cilësi, por duhet kohë sepse për një kohë të shkurtër nuk mund të arrihen, sepse arsimi është sektor kompleks.

Trajnime të duhura duhet vazhduar ende, edhe pse një pjesë bukur e madhe e mësimdhënësve i kan trajnimet. Është ka punon dhe dëshirën për punë e ka. /Albanian Kids Education/

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari nga Deçani sjell një vizion të ri shkencor në Fizikë

Shkencëtari nga Deçani, Naim Krasniqi me punë dhe banim në Francë, ka botuar librin...

Ankohen studentët për kushtet në konvikte: Ka mungesë të ujit e internetit, banjot e papastërta

Mungesa e ujit të nxehtë, papastërtia në banja, mungesa e internetit të rregullt, janë...

E FUNDIT: “Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse nuk plotësohen kërkesat për rritje të koeficientit”

Qeveria e Kosovës në fillim të kësaj jave bëri publik koeficientin në vlerë të...

22 libra që duhet të lexoni patjetër në jetë

1.“Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për...