E diel, 4 Dhjetor, 2022

INTERESANTE: Ky është i riu shqiptar që prodhoi “aeroplanin e parë” në Kosovë

Gëzim Morina ka nisur të krijojë një aeroplan me telekomandë, që sipas tij është më i madhi i llojit të vet

Kosovari Gëzim Morina ka nisur të krijojë një aeroplan me telekomandë, që sipas tij, është më i madhi i llojit të vet, përcjell albinfo.ch.

- Advertisement -

Ai tregoi detaje rreth ndërtimit të tij dhe dimensioneve e peshës që ky aeroplan ka.

Gëzimi e ka nisur këtë aeroplan të fluturojë mbi stadiumin e qytetit të Kamenicës, derisa e dirigjoi me telekomandë.

“Ky është një projekt që e kam nis para 5 muajve, edhe e kom kry tash. E kom hobi me ndreq aeroplana qe 3 vite, por ky është më i veçant për shkak të madhësisë që e ka. Me madhësi, krahu është 3 metra e 20 cm, trupi është 2 metra e 40cm. Është aeroplani më i madh me telekomandë në Kosovë. Materiali është maketë, një material 3 mm, është i përforcuar me materiale tjera. Pesha është 8 mijë e 400 gramë. 90 për qind të sistemit të aeroplanit i kom bo krejt vetë. Bateriat spo mundem me i gjet kërkun në Kosovë, por i kam kombinu me disa bateri të dronëve, por këtij aeroplani i nevojitet një bateri më e madhe. Me bateritë që i kam kombinu kom arrit me fluturu deri në 3 minuta”, tha Gëzimi.

- Advertisement -

Ai tha se ky model është gërshetim i dy modeleve të tjera të ndryshme, të cilat i ka kombinuar.

“Njëri është aeroplan transportues i ushtrisë së Amerikës C-130 dhe një aeroplan tjetër Airbuss A-220. Dul Air Kosova”, tha ai.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 profesionet dhe zanatet që mund të zhduken në 5 vjet

Profesionet tradicionale janë të destinuara të zhduken. Në pesë vitet e ardhshme, sipas një...

Truri i adoleshentëve po ‘plaket’ më shpejt…

Stresi i mbylljes gjatë pandemisë ka plakur para kohe trurin e adoleshentëve me të...

A e dini se cili është përdorimi i gomës blu?

Mund të kemi kaluar gjithë fëmijërinë tonë duke menduar se pjesa blu e gomës...

28 NËNTORI – festë e shumëfishtë

Dita e 28 nëntorit e emërtuar si Festa e Flamurit është një nga më...