E premte, 7 Tetor, 2022

I ndalon t’i flasin gjatë ceremonisë dhe i cakton çmimin e dhuratave, nusja u dërgon të ftuarve listën me këto kërkesa të çuditshme

Një nuse është tallur për publikimin e një liste me kërkesa të çuditshme për të ftuarit e saj në ditën e dasmës.

Sipas “The Sun”, ajo i ndalonte ata të vinin me make up të plotë dhe u kërkonte që askush të mos i fliste.

- Advertisement -

Përveç këtyre, pjesë e listës ishte edhe një kërkesë në lidhje me dhuratat, të cilat duhet të kushtonin minimumi 60 paund.

Listën e ka publikuar një çift, i cili ishte i ftuar në dasmë, tek aplikacioni “Reddit”, dhe kaq ka mjaftuar që njerëzit të sulmojnë nusen.

- Advertisement -

Nusja dhe dhëndri u kanë bërë të qartë të ftuarve se ata janë koordinatorët e kësaj feste, prandaj kishin disa kërkesa. Kërkesa e parë është që të ftuarit të mbërrijnë 15 deri në 30 minuta para. Sipas kërkesës së dytë, askush nuk lejohet të vishet me të bardha, material ngjyrë kremi ose të fildishtë.

Dhe më pas, ajo fillon të listojë kërkesat e çuditshme, përfshirë mos publikimin dhe mos regjistrimin e ceremonisë në Facebook.

Ky postim ka marrë edhe shumë komente, të cilët e krahasojnë atë me kriteret që duhet të përmbushë dikush për t’u punësuar.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fëmija nuk trashëgon gjithçka nga prindërit, ky familjar është kryesor për gjenetikën

Alejandro Jodorowsky, një eseist kilian, shkroi një libër të quajtur “Metagjenalogjia: Vetë-Zbulimi Nëpërmjet Psihomagjisë...

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Nga Arbër Paçarizi: Prindërit janë pasqyra e vetme ku fëmijët e shikojnë vetën

Nga Arbër Paçarizi: "Prindërit janë pasqyra e vetme ku fëmijët e shikojnë vetën, andaj nëse...

Pas 8 vjetësh, familja me 12 fëmijë bashkohet si dikur

Të mbledhur në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, rubrika “Ka...