E martë, 4 Tetor, 2022

I mori jetën një fëmije 1 vjeç, qesh ndërsa gjyqtarët i japin burg të përjetshëm

Një buzëqeshje në fytyrën e saj teksa gjyqtarët e dënojnë me burg të përjetshëm. Kështu bëri Savannah Brockhill dy ditë më parë me dënimin e dhënë nga gjyqtarët e gjykatës së Bradfordit, në Anglinë Veriore.

Gruaja është përgjegjëse sepse ka marrë jetën një vajze 16-muajshe, vajza e partneres së saj Frankie Smith. Për gjyqtarët ajo ishte “mizore dhe e pandjeshme”.

- Advertisement -

Para se t’i merrte jetën, dy gratë (nëna e saj) dyshohet se edhe kanë abuzuar me foshnjën.

Historia: Star Hobson, ky është emri i vogëlushes, e cila humbi jetën kur ishte pak më shumë se një vjeç, në shtator 2020, në periudhën e izolimit për shkak të pandemisë.

Dy gratë jetonin me vajzën e vogël në Bradford të Anglisë Veriore. Disa herë motrat dhe vëllezërit e nënës së fëmijës i ishin drejtuar shërbimeve sociale, të shqetësuara për gjendjen e fëmijës. Kërkesat e tyre, nuk u dëgjuan kurrë.

- Advertisement -

Dy ditë më parë, edhe nëna e fëmijës u dënua me tetë vite burg, fajtore për mosmbrojtjen e vogëlushes.

Për këtë çështje ndërhyri edhe kryeministri Boris Johnson pak para vendimit zyrtar të gjykatës, i cili siguroi Parlamentin se do të hedhë dritë mbi punën e Departamentit për Mbrojtjen e të Miturve në Bradford: “Është e pamundur të pranohet që jeta e një fëmije të pafajshëm është shtypur kështu. Jam vërtet i trishtuar dhe i hutuar nga ajo që ndodhi”, tha Johnson.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...

Rrahman Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Nga nesër çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën. Kryetari i këshillit...

Greva e përgjithshme në arsim, BSPK kërkon nga kopshtet të mos kujdesen për fëmijët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të...