E diel, 7 Gusht, 2022

I kaloi mbi 600 ditë duke fjetur në tendë, britaniku 12-vjeç i mblodhi 800 mijë euro për bamirësi

- Advertisement -

“Djaloshi në tendë”, 12-vjeçari që e quan kështu veten, i ka kaluar 600 ditë duke fjetur jashtë shtëpisë për të mbledhur para për institucion e kujdesit paliativ në të cilin jetonte një person shumë i dashur për të.

Kur një afërm i tij 74-vjeç ndërroi jetë nga kanceri, Max Woosey vendosi të mbajë premtimin që i kishte dhënë – që në tendën që ia kishte dhuruar – do të përjetojë aventurën e vërtetë, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Ishte marsi i vitit të kaluar, koha kur në Angli mbizotëronte pandemia e coronavirusit, e në qendrën e kujdesit paliativ North Devon, për shkak të izolimit ishin ballafaquar me humbje milionëshe (1.2 funte).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Max Woosey (@the_boy_in_the_tent)

Aty mendoi se është personi i duhur që duhet t’i ndihmojë, Max madje i tha “lamtumirë” dhomës së tij dhe shtratit të nxehtë. U zhvendos në tendën që e vendosi në oborrin e shtëpisë dhe filloi aksionin për mbledhjen e parave.

- Advertisement -

Falë këmbëngulësisë së tij, atë nuk e pengoi stuhia, të ftohtit e as të nxehtit e insektet. Për më pak se dy vite arriti të mbledh 680 mijë funte, përkatësisht mbi 800 mijë euro, që ishin mjaftueshëm që të paguhen për një vit 20 infermieret e qendrës së kujdesit paliativ.

Por mundi i tij u shpërblye në natën e ndarjes së çmimeve “Pride of Britain”, e javën e kaluar Max shënoi natën e 600-të që e kaloi duke fjetur në tendë.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pse të porsalindurit duhet të marrin vitaminë K

Shumica e të porsalindurve marrin vaksinën e parë të hepatitit B në spital, dhe...

5-vjeçarja shqiptare me shkallë inteligjence mbi normalen, di kryeqytetet, flamujt dhe alfabetet

Suela Kodraliu është vogëlushja 5-vjeçare nga Ferizaj që i ka manhitur të gjithë me...

Lajm i mirë për shtesat e fëmijëve, e jep ministri i Financave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, njofton se vetëm këtë muaj skemës...

Suela Kodraliu, 5 vjeçarja nga Ferizaji me aftësi të jashtëzakonshme

Është një nga fëmijët e rrallë në Kosovë, kjo për faktin që ka një...