E martë, 24 Maj, 2022

I ftohti ta shkatërron fytyrën? Mos lejoni që kjo t’ju ndodhë: Është një zgjidhje e thjeshtë

spot_img
- Advertisement -

Ekspozimi i tepërt ndaj të ftohtit pa mbrojtje adekuate mund të jetë i dëmshëm për lëkurën e pjesëve të ekspozuara të trupit.

Aq më parë kur është fjala për lëkurën e fytyrës që, nëse nuk i kushtohet kujdes, do të dehidratohet, thahet dhe plasaritet pas ekspozimit ndaj temperaturave të ulëta, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Për të parandaluar që kjo të ndodhë, ju nevojiten vetëm disa përbërës për përgatitjen e një preparati, i cili në lëkurën e ngrirë – ka një fuqi thuajse çudibërëse.

Fjala është për një përzierje të bananeve, bajameve dhe mjaltit, kombinimi i të cilave ka një efekt shpëtues në lëkurën e fytyrës dhe përgatitja e të cilave është shumë e thjeshtë.

Kjo është receta natyrale:

- Advertisement -

Grini dy banane, shtoni dy lugë mjaltë dhe një lugë bajame të bluara. Kur gjithçka të jetë bashkuar, aplikojeni në fytyrë. Mbajeni për gjysmë ore dhe më pas shpëlajeni.

Përkatësisht, bananet përmbajnë agjentë hidratues që e bëjnë lëkurën fleksibël, elastike dhe të butë, ato janë perfekt për lëkurë të kombinuar.

Nga ana tjetër, mjalti është i shkëlqyeshëm për lëkurën e prirë ndaj akneve, sepse redukton skuqjen dhe i thanë ato falë përqendrimit të sheqerit.

- Advertisement -

Nëse përzierjes i shtoni bajame të bluara, do të bëni një piling të shkëlqyeshëm, i cili do të largojë qelizat e vdekura.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Simptoma që tregon se duhet të keni kujdes nga lija e majmunit

Shtatë raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga...

Lija e majmunëve, IKSHPK del me njoftim për qytetarët e Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalë me njoftim për qytetarët e Kosovës, për...

Lija e majmunëve, çfarë duhet të dimë për virusin që po përhapet në Evropë

Autoritetet shëndetësore në Evropë janë vënë në gatishmëri të lartë për rastet e konfirmuara...

A rrezikohet Kosova nga Lija e Majmunit? Tregon infektologu Tolaj

Lija e majmunëve është infeksioni më i ri me të cilin kanë filluar të...