E diel, 29 Janar, 2023

Historia e superbabait beqar që adoptoi 5 fëmijë me aftësi ndryshe!

- Advertisement -

Të gjithë e thërrasin superbabai, ai është Ben Carpenter, nga Huddersfield, West Yorkshire në Angli dhe e meriton plotësisht pseudonimin që i kanë vënë.

35-vjeçari beqar ka adoptuar dhe po rrit pesë vogëlushë me aftësi speciale, të cilët ai i cilëson si të mrekullueshëm.

- Advertisement -

Ben shprehet se nuk nuk ka ndërmend të heqë dorë nga adoptimi edhe i më shumë fëmijëve të tjerë.

“Punoja me të rritur dhe fëmijë me aftësi speciale dhe e dija se do bëja gjënë e drejtë duke adoptuar një fëmijë me aftësi ndryshe sepse mund të kujdesesha për ta siç duhet.”, shprehet ai.

Fëmijët e tij , Jack, 11 vjeç, Ruby, 8 vjeç, Lily, 6, Jozef, 3 dhe Noa, 1 vjeç, të gjithë janë të gjithë me aftësitë speciale.

- Advertisement -

Jack është me autizëm, Ruby ka sindromën Pierre Robin, Lily është e shurdhër, Jozefi ka sindromën Down, dhe Noah vuan nga sindroma e rrallë që i prek krahët dhe këmbët.

“Noah është i mrekullueshëm dhe i është përshtatur familjes sonë në mënyrë të përkryer, duket sikur ka qenë gjithmonë aty.”, shprehet super babai.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...

E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një...

E thotë shkenca: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja...

Si t’i ndihmojmë fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë?

Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar...