E enjte, 22 Prill, 2021

Historia e gruas më të zgjuar në botë, jeta e së cilës mori rrjedhë tjetër kur ishte 10 vjeçe!

Nëse ju pyesin kush është njeriu më i zgjuar i kohës moderne ju me siguri do të thoni Elon Musk ose Steve Jobs.


Por në fakt është dikush tjetër që e ka IQ më të lartë. Emri i saj është Marilyn vos Savant.

Marilyn lindi në vitin 1946 në Misuri dhe prindërit e saj ishin emigrantë nga Gjermania dhe Italia.

Ajo jetoi një fëmijëri normale, të qetë dhe asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi në jetën e saj. Ajo ishte veç një fëmijë normal kur ndodhi diçka që më vonë i ndryshoi jetën.

Savant bëri testin e parë të inteligjencës në shtator të vitit 1956 kur ishte vetëm 10 vjeçe. Mosha e saj mendore ishte 22 vjet e 10 muaj dhe rezultati i saj i përgjithshëm ishte 228. Nëse e krahashojmë, rezultati mesatar i inteligjencës së një personi normal është mes 85 dhe 115. Edhe pse doli që Marilyn kishte një tru të jashtëzakonshëm, prindërit e saj vendosën ta fshihnin këtë informacion nga publiku në mënyrë që fëmija i tyre të bënte një jetë normale. Më në fund, shoqëria zbuloi se ajo ishte një nga njerëzit më të zgjuar në botë.

Kur u rrit pak, Savant vazhdoi studimet, por u mërzit shumë dhe u largua nga Universiteti i Uashingtonit pas 2 vjetësh. Marilyn filloi të investojë në aksione dhe pasuri të paluajtshme. Por pasioni i saj i vërtetë ishte shkrimi. Më vonë ajo u bë shkrimtare me kohë të plotë. Por edhe atëherë, Savant shkroi romane dhe tregime me një pseudonim, në mënyrë që të qëndronte larg vëmendjes. Viti 1988 i ndryshoi jetën. Niveli i lartë i inteligjencës prej 228 ishte renditur në librin e Rekordeve Botërore Guinness. Papritmas, Savant u bë një njeri i famshëm. Personaliteti i Savant u bë tërheqës për publikun. Ajo madje u paraqit në një episod të The Simpsons në 1999-ën, informon dritare.net

Si grua, nënë dhe kolumniste e suksesshme, jeta e saj dukej tepër normale. Në vitin 1987, ajo u martua me Robert K. Jarvik, kirurgu që krijoi zemrën mekanike artificiale të njeriut. Por njerëzit që e kishin inat, vazhdonin të thoshin se rruga që ajo zgjodhi në jetë ishte shumë e parëndësishme dhe se ajo nuk po e përdorte talentin e saj. Ajo mori mesazhe nga njerëz të irrituar të cilët spekuluan se ajo nuk ishte një gjeni. Në intervistë, ajo thotë se IQ është thjesht një kapacitet, sesi e përdorni inteligjencën. Ajo nuk është llogaritëse, por një qenie njerëzore normale:

“Gjithkush ka aftësinë të jetë së paku një Ajnshtajn. Shoqëria na ofron kaq shumë. Unë nuk mendoj se bëjmë sa duhet për t’ia kthyer, por mendoj se të gjithë kemi një përgjegjësi shoqërore dhe mendoj se edhe unë kam një të tillë. Dhe mendoj se shkrimi është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u kthyer njerëzve atë që më kanë dhënë mua. ”

Savant jep një shembull të mirë se njerëzit inteligjentë nuk janë gjithmonë ata që marrin drejtimin e botës dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, sepse ne duhet të bëjmë atë që na përshtatet në të vërtetë.dritare.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

8 muajshe shtatzënë, 26-vjeçarja fiton medalje ari në Taekwondo

Një atlete shtatzënë ka befasuar jo pak, teksa ka arritur të fitojë një medalje...

Nëse e lani me ujë të ftohtë, po bëni gabim me fytyrën tuaj

Pra deri më sot paskemi bërë gabim që e kemi larë fytyrën me ujë...

E kishte ngacmuar me mesazhe, punëtorja godet shefin e saj disa herë – i habitshëm reagimi i tij

Një punëtore qeveritare në Kinë goditi vazhdimisht shefin e saj në fytyrë me një...

Rregulli i tre sekondave që do të transformojë fytyrën tuaj

Ju do të mendoni përse, më poshtë keni të gjitha arsyet. Produktet koreane të bukurisë...