E premte, 7 Tetor, 2022

Historia e Besimeve Fetare si lëndë mësimore? Po duhet të jetë!

Nga: Kostandin Luçi

Vetë lëndët e Historisë,Gjeografisë,Letërsisë etj,kanë në përmbajtje të tyre,pjesë nga historia e religjioneve.

- Advertisement -

Historia e ka më të zgjeruar këtë pjesë,më pak Gjeografia dhe Letërsia. Vetë mësimi I një lënde specifike, e cila ka të bëjë me njohjen e besimeve të ndryshmë fetare,mendoj se është e rëndësishme që të jetë pjesë e kurrikulës shkollore,në arsimin parauniversitar.

Mësimi dhe futja e Lëndës lidhur me Historinë e Besimeve Fetare,ka shumë aspekte pozitive lidhur me nxënësit, ku po përmend disa prej tyre:

1-Kanë një performancë më të mirë në shkollë

- Advertisement -

2-I jep shtysë që të mësojnë më shumë

3-I ndihmon të zhvillojnë një psikologji të menduari,e cila është positive

Fëmijët në ditët e sotme kanë një mendje shumë të hapur dhe nuk paragjykojnë. Duke i mësuar për Historinë e Besimeve Fetare ne mund të arrijmë që ti bëjmë fëmijët që të jenë më tradicionalë.

Ekziston në histori një koncept që quhet:Ndjeshmëri Historike”,që do të thotë,të vendosësh veten tënde,në vendin e dikujt nga e shkuara,ku besimi dhe kultura e tij është e ndryshme nga ajo që ti vetë përfaqëson.

Njohja e Historisë së Fesë,do jetë një hap pozitiv, pasi në Shqipëri, edukata dhe kultura fetare,ka një mungesë të theksuar.

Kurrikula shkollore,mundet ta quaj dhe Fetë e Botës, pak rëndësi ka titulli i tekstit mësimor.
Nuk po kërkoj që fëmijëve ti mësohen doktrinat fetare,por Historia e Besimeve Fetare,gjë e cila është komplet e ndryshme.

Duke u bazuar në këtë histori, ne i tregojmë atyre lindjen e këtyre besimeve fetare dhe rolin e tyre.

Nëse në histori dhe biologji mësohet teoria e evolucionit,pse të mos mësohet dhe ajo e kreacionizmit?

Kur them mësim, nuk them predikim,por njohje të Historisë së tyre. Nëse do bëhej një sondazh në Shqipëri,do rezultonte që vetem një pjesë e vogël,pra 5% mund të kenë njohuri në fushën e besimeve fetare dhe kjo vërtetohet lehtë fare.

Këtë mësim të kësaj lënde,ne mund ta arrijmë dhe realizojmë me anë të tre qasjeve:

1-Historike,ku zbulon ndikimet e fesë në Kulturë dhe jo vetëm

2-Letrare,ku tregon lidhjen e fesë me ndikimin në fushën e letërsisë

3-Qasja e bazuar në Studimet Kulturore ose Traditat dhe ndikimin e tyre në jetën tonë

Përfshirja e Historisë së Fesë në kurrikulat shkollore nuk do ketë si qëllim promovimin vetëm të një besimi fetar,por njohjen e historisë së tij,ashtu si ne mësojmë historinë ë një shteti,apo një figure historikë të caktuar.

Tekstet e Historisë së Klasës së 6 dhe 10 na tregojnë për lindjen e

Krishtërimit,Islamit,Budizmit etj, por janë mësime të shumë të shkurtra,duke lënë një mangësi të madhe e nxënësit.

Meqenëse Feja luan një rol të rëndësishëm në histori dhe shoqëri, studimi rreth fesë është thelbësor për të kuptuar si kombin ashtu edhe botën.

Mosarritja për të kuptuar as simbolet themelore, praktikat dhe konceptet e feve të ndryshme bën shumë pjesë të historisë, letërsisë, artit dhe jetës bashkëkohore të jenë të pakuptueshme.

Ajo që duhet të jetë si parim themeleor është:Mëso dhe mos prediko.
Pra, ne duhet ti mësojmë,për Historinë e Feve dhe jo të predikojmë një besim apo një tjetër. Gjithashtu,pozitive do ishte dhe fakti që gjithashtu të mësohej për jetën e Jisu Krishtit, Muhamedi, Budës etj ku dhe ndryshimi do ishte i dukshëm.

Historia e Feve mund të paraqitet si pjesë e një programi arsimor laik. Programet që “japin mësim rreth fesë” kanë për qëllim t’i mësojnë studentët për rolin e fesë në zhvillimin historik, kulturor, letrar dhe shoqëror të Shqipërisë dhe jo vetëm. Gjithashtu,në këtë lëndë mësimorë,duhet të ketë dhe pjesë nga mësimi i Biblës psh,nga sa libra është përbërë,ç’farë janë Ungjinjtë etj. Kjo do ishte diçka pozitive në shumë aspekte.

Mësimi i Historisë së Feve,lindjes së tyre, mësimi i jetës Jisu Krishtit psh ose dhe apostujve etj do kishte impakt pozitiv në edukimin e brezit të ri.

Psh,kur flasim për Ilirinë,duhet të përmendim dhe Apostullin Pavli që kaloi dhe predikoi atje.

Kujtoni Romakët:15:19

Me fuqi shenjash e çudish, me fuqi të Frymës së Perëndisë, kaq sa që nga Jerusalemi e përqark e deri në Ilirik e kam mbushur me ungjillin e Krishtit.

Pra, kemi një lidhje të Biblës me Historinë.

 

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Profesori nga Drenasi i jashtëzakonshëm, nxjerr në pah talentin për pikturë të personave me aftësi të veçanta

Piktori nga Drenasi, Nazmi Heta po bënë një punë të madhe në Shoqatën Handikos...

Komuna e Drenasit shpall 10 vende të lira për mësimdhënës (Konkursi)

omuna e Drenasit ka shpall konkurs për pranimin e 10 mësimdhënësve të rinj. Konkursi është...

Berat Buzhala: Të japë dorëheqje Arbërie Nagavci

Gazetari Berat Buzhala ka thënë se nga Qeveria duhet të japin dorëheqje edhe ministrja...

Dokument: Ky është kallëzimi penal kundër ministrit Murati për pagat e mësuesve

Deputeti i PDK-së, njëherësh shefi i GP të kësaj partie, Abelard Tahiri, ka bërë...