E premte, 2 Dhjetor, 2022

Histori prekëse: Pas 35-vitesh, djali ia dëgjon zërin nënës

35 vite nuk pati asnjë kontakt me nënën që e solli në jetë, falë ’Pa Gjurmë’ në Report TV njeh për herë të parë imazhin e saj. Kjo ëndërr e bërë realitet përloti në studio Aleksandër Çokën dhe jo vetëm, historia prekëse e tij përcolli live mjaft emocione.


Pak ditë më parë i riu nga Kukësi iu drejtua programit, ku kërkonte të gjente rrënjët biologjike, pasi u braktis nga L.Ç ditën që e lindi më 27 prill të vitit 1986. Rrëfimi prekës i të riut që u birësua nga çifti Xhem e Fatime Çoka solli reagimin e mjaft qytetarëve, të cilët më dëshmitë e tyre dhanë informacione të vlefshme mbi këtë histori.

- Advertisement -

Kjo bëri që stafi ’Pa Gjurmë’ të niste kërkimet fillimisht në qytetin e Shkodrës, aty ku gjeti trungun familjar të familjes Çekiçi. Pal Çekiçi, daja i Aleksandërit, e priti ftohtë takimin me gazetarët. Biseda me të nuk ishte e lehtë, pasi kontaktet ishin ndërprerë që ditën kur e motra u mohua prej familjes. Ai nuk dinte çfarë kishte ndodhur me jetën e saj, por dha një vendndodhje të mundshme të së motrës.

Sapo kishte rënë errësira, pas disa orë kërkimesh gjendet banesa e 62-vjeçares në Fushë-Arrëz, e cila u shokua nga kjo vizitë e papritur. Fjalëpak, ajo nuk e fshehu brengën për djalin që e la 35 vite më parë në shtëpinë e fëmijës Shkodër, por për të ky kishte qenë sekreti i jetës.

am e shokuar sepse nuk e prisja vizitën tuaj. Ky ka qënë një sekret nga ana ime, nuk e kam ndarë me askënd. Unë jetoj vetëm, pasi burri më ka vdekur. Kam edhe tre fëmijë të tjerë. Mua me braktisën kur mbeta shtatzënë para 35 vitesh. Në fillim ishte babai i fëmijës dhe më pas familja ime. Unë kam humbur cdo kontakt me familjen time. Nuk di cfarë të them…nuk e mohoj dot atë fëmijë…’-duke fshirë lotët shprehet nëna biologjike e Aleksandërit.

- Advertisement -

Ajo nuk nguroi të ngrinte receptorin e telefonit në minutata e fundit të programit për t’i dëgjuar zërin të birit, ku ky i fundit iu drejtua me fjalë zemre.

Aleksandër Çoka: Jam shumë i lumtur që të gjeta (loton)

L.Ç: Të lutem e kam shumë të vështirë të flas
Aleksandër Çoka: Unë të dua shumë
L.Ç: Edhe unë të kam pasur gjithmonë në zemër, por kam pasur të tjera shqetësime
Aleksandër Çoka: Nuk të gjykoj për asgjë nënë

Moment prekës ishte edhe ai kur moderatorja Odeta Dume i tregoi fotot e nënës, ku 35-vjeçari nuk mundi t’i mbante lotët.

Aleksandër Çoka ka humbur nga kjo jetë të dy prindërit birësues dhe sot jeton i vetëm. Ai punon në një kompani private, ndërsa mbështetje të madhe ka dajën nga nëna birësuese, i cili e ndihmoi gjatë në përpjekjet e tij të vazhdueshme për gjetjen e nënës biologjike.

Mesa dukej në gjithë këtë histori, një fëmijë i pafajshëm si ai kishte qenë ’shkaktari’ i braktisjeve te njëpasnjëshme, burri braktisi gruan shtatzënë, familja dëboi nga shtëpia nënën, dhe kjo e fundit foshnjen në jetimore. Nje mision i mbyllur me sukses ky i sotmi, duke falenderuar gjithë shikuesit e ekranit të Report Tv që ndihmuan me informacione dhe bënë të lumtur jetimin nga Kukësi.

 

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nesër ekzekutohen pagesat për këto dy kategori në Kosovë

Ministria e Financave ka njoftuar se nesër do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale...

Edhe punëtorët e sektorit privat kërkojnë shtesa: Pagat janë dyfish më të vogla

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës...

Lindi pa duar, por 20-vjeçari nga Malisheva mahnitë me talentin e tij, kaq bukur pikturon me këmbë

Arion Krasniqi, 20-vjeç nga Malisheva nuk njeh barriera e as kufij. Jeta për të nuk...

Fëmija nuk trashëgon gjithçka nga prindërit, ky familjar është kryesor për gjenetikën

Alejandro Jodorowsky, një eseist kilian, shkroi një libër të quajtur “Metagjenalogjia: Vetë-Zbulimi Nëpërmjet Psihomagjisë...