E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Histori frymëzuese: 29-vjeçari me covid por asimptomaik shtrihet në spital për t’u kujdesur për xhaxhain me sindromën Down

- Advertisement -

“Ka nga ata që nuk besojnë se ekzistojnë engjëjt. Unë e di se ata janë pranë nesh në vend. Për shembull, këtu, ku është një djalë 29-vjeçar, i infektuar me kovid por asimptomatik, i cili zgjodhi të shtrohet në spital me xhaxhain e tij. Një 49-vjeçar me sindromën Down, në kushte shumë të rënda për shkak të infeksionit, për të mos e lënë vetëm ”.

Kjo është ajo që shkruan Patrizia, nëna e Matteo-s, një djali 29-vjeçar i cili vendosi të shtrohej në spital në mënyrë që të mos linte vetëm xhaxhain e tij Paolo-n, i cili vuante nga sindroma Down dhe rezultoi pozitiv për Covid-19.

- Advertisement -

Kështu ai ndau sëmundjen e tij, vuajtjet, zhurmën e pandërprerë të pajisjeve të oksigjenit. Ai kujdesej për të, e mbështeste, vëzhgonte, përqafonte, e përkëdhelte atë. Për shumë ditë e net, mbushur me lot, dhimbje, shpresë, ata qëndruan në një pavijon Covid, ku njerëzit luftonin për të marrë frymë, dhe disa prej tyre ndërronin jetë. Ndërsa në dhomën tjetër, mjekët dhe infermierët vraponin dhe punonin pa orare.

“Ne nuk kemi lindur engjëj, por mund të bëhemi. Tani, e di me siguri. Dhe kur e shikoj djalin tim nuk kam nevojë të kërkoj për krahët e tij të engjëllit. Sepse e di që i ka. Edhe nëse të tjerët nuk i shohin dot, përfundon nëna e të riut.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...

Simptoma që tregon se duhet të keni kujdes nga lija e majmunit

Shtatë raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga...