E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Histori: Çfarë ka ndodhur më 3 dhjetor?

- Advertisement -

1818 – Illinois bëhet shteti i 21-të i Shteteve të Bashkuara. Illinois, shteti i 5 më i populluar, citohet shpesh si një mikrokozmos i të gjithë vendit për nga zhvillimi dhe përbërja etnike. Edhe pse sot rrethi i Çikagos (në pjesën veriore të shtetit) është zona më e populluar, fillimisht banorët e parë, kryesisht evropianë dhe francezë-kanadezë, u vendosën në perëndim, përgjatë lumit Misisipi. Tre presidentë amerikanë kanë banuar në Illinois gjatë kohës së zgjedhjes: Abraham Lincoln, Ulysses S. Grant, dhe Barak Obama. Përveç kësaj, Ronald Reagan, karriera politike e të cilit u zhvillua në Kaliforni, është i vetmi president amerikan i lindur dhe rritur në shtetin Illinois. Sot, Illinois nderon Linkolnin me moton zyrtare, “Tokë e Linkolnit” (Land of Lincoln), e shfaqur në targat e makinave në këtë shtet që nga viti 1954. Muzeu dhe Biblioteka presidenciale Abraham Linkoln janë vendosur në Springfield, kryeqyteti i Illinois.Toponimi Illinois rrjedh nga fisi autokton Algonquian ose Inoca, emër që kolonët francezë e shqiptonin Ilinouek.

1910 – Ndriçimi me llampa neoni demostrohet për herë të parë nga francezi Georges Claude në një ekspozitë induistriale në Paris. Georges Claude – inxhinier dhe shpikës – ndonjëherë është quajtur “Edison e Francës”. Neoni është element kimik në formë gazi inert, komponent i vogël i atmosferës së Tokës. Ndriçimi me Neon u bë fenomen i rëndësishëm kulturor në mbarë botën që nga vitet 1940, kur pothuajse çdo qytet kryesor filloi të mbushej me shenja e reklama të ndriçuara me drita neoni.

- Advertisement -

1910 – Vdiq Mary Baker Eddy, themeluese e lëvizjes Shkenca e Krishtere; krijoi Kishën e Krishtit Shkencëtar, dhe shoqatën e botimeve të shkencës së krishterë e cila vazhdon të nxjerë një numër botimesh ditore e periodike, përfshi gazetën Christian Science Monitor. Në shkurt të vitit 1866, pas një rrëzimi në Lynn, Massachusetts, Mary Baker Eddy u dëmtua në shtyllën kurrizore; ajo mbeti e paralizuar, dhe iu drejtua Perëndisë për shërim. Mary tregon: “në ditën e tretë pas rrëzimit, mora Biblën, dhe e hapa atë në Mateu, 09:02; shërimi doli mbi kuptimin tim, papritmas u ngrita, u vesha vetë dhe fillova të ecë; që atëherë nuk kam gëzuar shëndet më të mirë. Kjo përvojë më bëri të kuptoj se jeta shpirtërore është realiteti i vetëm i ekzistencës.”

1912 – Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, dhe Serbia (Lidhja Ballkanike) nënshkruajnë një armëpushim me Perandorinë Otomane, duke i dhënë fund Luftës së Parë Ballkanike e cila zgjati 2 muaj. .

1944 – Lufta Civile greke: Lufta shpërthen në Athinë mes të ELAS (Ushtria Çlirimtare e Popullit Grek) dhe forcave qeveritare. Në muajin mars, ELAS së bashku me EAM (krahu i armatosur i së majtës greke) kishin marrë në kontroll pjesën më të madhe të vendit, duke krijuar Komitetin Politik Nacional Çlirimtar, i njohur si “Qeveria Maleve”. Kjo luftë, është parë nga historianët si shumë e polarizuar mes të majtëve dhe të djathtëve, e cila filloi në vakuumin e pushtetit që krijoi pushtimi gjerman – italian gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lufta civile greke përfundoi në vitin 1949 me fitoren e forcave qeveritare të mbështetur nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa forcat komuniste përkraheshin nga Bullgaria, Jugosllavia dhe Shqipëria.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Video prekëse që tregon se mësuesi nuk duhet harruar dhe respektuar gjithmonë

Një pilot në linjat turke zbulon se një nga mësuesit që ai kishte kaluar...

Shkalla e ulët e inteligjencës “shpëton” 25-vjeçarin nga dëbimi në Kosovë

Ai ka një shkallë të inteligjencës prej vetëm 70 IQ dhe konsiderohet si personalitet...

Gjuha shqipe e varfër, a do të flasim në të ardhmen veç me emoji?

Emojit janë këtu dhe janë këtu për të qëndruar, duke u zhvilluar e përmirësuar...

Universiteti shtetëror i Floridas shkruan për ekonomisten nga Prishtina

Universiteti Shtetëror i Floridas (FSU) ka shkruar sot për këngëtaren Adelina Emini, e cila...