E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Hapet cikli i diskutimeve për rishikimin e teksteve shkollore

- Advertisement -

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Institutin EdGuard, ka hapur ciklin e diskutimeve me mësimdhënës e drejtorë të shkollave, për nevojën e rishikimit të teksteve shkollore, për të vazhduar më pas edhe me diskutime në komuna të ndryshme të Kosovës me akterë tjerë të rëndësishëm si: autorë të teksteve, recenzentë, përfaqësues të shtëpive botuese, ekspertë të arsimit dhe organizata të ndryshme të cilat tashmë kanë bërë vlerësime të teksteve ekzistuese.

Tryeza e diskutimeve është organizuar në kuadër të projektit “European Union Support to Basic and Secondary Education (KosEd”), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për synim përkrahjen në rishikim të teksteve shkollore, pjesë e së cilës do të jenë hisedarët kyç në proces të zhvillimit, vlerësimit dhe përdorimit të teksteve shkollore.

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci, me këtë rast, ka theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërit të mësimdhënësve dhe menaxhmentit të shkollave, prindërve dhe të gjithë atyre të cilët drejpërsëdrejti janë të kyçur në procesin mësimor.

Nagavci tha se duke qenë të vetëdijshëm për rolin e teksteve në mësimdhënie dhe në përmirësimin e cilësisë në arsim, janë ndërmarrë një varg aktivitetesh, duke përfshirë edhe hapjen e këtij cikli të diskutimeve.

Ministrja Nagavci po ashtu u shpreh se, ndonëse teksti është vetëm njëri nga mjetet e punës së mësimdhënësve, pra jo detyrimisht është burimi i vetëm dhe kryesori, mëgjithatë për një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, teksti shpesh është edhe burimi i vetëm.

- Advertisement -

Duke folur për procesin e rishikimit të teksteve, Nagavci tha se jemi tepër të interesuar që të kemi tekste sa më cilësore dhe në kuadër të këtij synimi janë ndërmarrë një varg aktivitetesh, siç është vendimi për ndryshimin e Ligjit për tekste dhe mjete mësimore, i cili në vitin e ardhshëm do të dërgohet në Kuvend.

Ndërsa, zëvendësministrja Edona Maloku Bërdyna ritheksoi se, duke qenë të vetëdijshëm për sfidat dhe problemet ekzistuese në lidhje me tekstet shkollore, përkushtimi i Ministrisë së Arsimit në adresimin e këtyre çështjeve mbetet i plotë.

Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard tha se Projekti përkrahë në mënyrë të strukturuar procesin e rishikimit të teksteve shkollore dhe se kjo tryezë është pikënisje e një serie të tryezave në të gjithë vendin.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Këshilli i Prindërve letër krerëve shtetërorë: Nëse nuk ka marrëveshje deri më 1 tetor, fillojmë protestën

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës ka paralajmëruar protestë në rast se Qeveria...

Nagavci vjen me një postim në Facebook, nuk flet për grevën

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar sot kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve...

Nexhmi Hoxha nga Këshilli i Prindërve: Me padurim presim presim pezullimin e grevës

Anëtari i Këshillit të Prindërve të Prishtinës, Nexhmi Hoxha ka folur rreth qëndrimit të...

KMDLNJ kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriu, sot ka kërkuar dorëheqjen...