E martë, 28 Mars, 2023

Hana Hajdini, 7-vjeçarja nga Prishtina që synon të bëhet një balerinë e njohur

- Advertisement1-

Intervistoi: Donat Maloku

Është vetëm 7-vjeçare, por sigurt po shkon drejt hapave për t’u bërë një balerinë e njohur. Pandemia ja ka ndërprerë për momentin edhe provat që rregullisht  bënte, por do t’i rifilloj ato pasi të normalizohet situata.

- Advertisement -

Fjala është për Hana Hajdin nga Prishtina, e cila në një intervistë për Kids of Kosova (www.kidsofkosova.net) flet për ëndrrën e saj që të bëhet një balerinë e njohur, por jo vetëm.

Kids of Kosova: A mund të bëni një prezantim tuajin së pari?

Hana Hajdini: Unë jam Hana Hajdini nga Prishtina. Jam nxënëse e klasës së dytë.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Ju keni talent për vallëzim. Kur keni vërejtur talentin tuaj?

Hana Hajdini: Unë në moshën 3 vjeçare isha modele në agjensionin “KidsModel of Kosova”. Kam sfiluar 1 vit ku jam pajisur me çertifikat. Kam bërë marketing për “Risikids” dhe “A&M kids”. Në moshën 4 vjeçare kam filluar me balet në grupin “Mjellmat” me mësuesen Sabrije. Aty kam vijuar baletin 1 vit pastaj e kam ndërprerë për shkak të regjistrimit në shkollë.

- Advertisement -

Kids of Kosova: A shkoni në ndonjë shkollë vallëzimi?

Hana Hajdini: Momentalisht nuk shkoj në shkollë vallëzmi, por vitin e ardhshëm me shumë gjasa do të filloj.

Kids of Kosova: A keni marrë pjesë në ndonjë garë vallëzimi? Nëse po, a keni fituar ndonjë çmim?

Hana Hajdini: Nuk kam marrë pjesë në gara, vetëm për festa kemi pas xhirime.

Kids of Kosova: Cilat janë planet tuaja?

Hana Hajdini: Kam shumë plane, por për shkak të pandemisë i kam ndërprerë provat për vallëzim, balerinë, por që në të ardhmen synoj të jem një balerinë.

Më poshtë gjeni një video nga provat e Hanës duke ushtruar balet:

(KidsofKosova.net)

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesi Elhami Hasani nga Cernica e Gjilanit: Mësimdhënësit duhet të testohen – por është e rëndësishme nga kush?

Punën si mësimdhënës e ka nisur nga viti 1999, pra nga përfundimi i luftës....

INTERVISTË| Vlora Kozhani: Mburrem që mbaj mbi supe titullin e mësimdhënëses

Vjen nga një familje që një jetë i ka dedikuar arsimit shqip. Ka ndjekur...

INTERVISTË| Profesori Beqir Letaj: Dalja në pension më emocionoi shumë, nuk mund t’i frenoja lotët kur u ndava me nxënësit

Ditë më parë doli në pension profesori nga Prizreni, Beqir Letaj, i cili një...

INTERVISTË| Gjokë Tahiri, drejtor i shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë: Mësimdhënësit u mashtruan, rritja veç 50 euro është demoralizim për ta

Mësimdhënësit janë shprehur të zhgënjyer me rritjen që përfituan sipas koeficientit të ri të...