E premte, 2 Dhjetor, 2022

Gruaja nga Skenderaj, me dy rekorde në Guinness: Synoj rekord të ri me flamurin e Kosovës

 Intervistoi: Donat Maloku

Arbnora Fejza-Idrizi gruaja nga Skënderaj, dy herë me radhë ka hyrë në Librin e rekordeve (Guinness), por, artistja nuk do të ndalet me kaq.

- Advertisement -

Ajo në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net), thotë se synon rekordin e tretë, ku tregon se është duke punuar flamurin e Kosovës me perimetër 1200 metër katrorë me mbi 100 mijë copa letre. 

Kids of Kosova: Së pari, a bën një CV të shkurtër tuajën. Nga jeni, familja juaj, shkollimi?

Arbnora Fejza-Idrizi: Jam nga Skenderaj, e martuar nënë e tre fëmijëve. Studimet i kam përfunduar në Fakultetin e Edukimit në degë parashkollorë në Universitetin e Prishtinës.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Ju keni hyrë deri tani dy herë në librin e rekordeve Guinness. Na flisni pak për këtë sukses?

Arbnora Fejza-Idrizi: Po unë kam arritur dy herë ta fitoj titullin Rekord Botëror, gjithnjë kam synuar që të jem pjesë e rekordeve Guinness.

Ka qenë mjaftë e vështirë për të arritur deri tek rekordi sepse teknika dhe metoda e punës ka qenë mjafte e vështirë.

E falënderoj kryetarin Bekim Jashari i cili qysh në fillim sapo kuptoi se unë jam kandidate për rekord botëror, na i ofroi të gjitha kushtet që të arrij këtë sukses.

Suksesi i parë ishte shtytes dhe motiv për të vazhduar me rekordin e dytë i cili ishte projekt i parë i hartuar në botë. Me këtë rekord të dytë arrita veprën më të veçantë të krijuar, ku në listimet e rekordit nuk ekzistonte. Jam shumë e lumtur dhe krenare!

Kids of Kosova: A jeni duke punuar për rekordin e ri? Nëse po, me çfarë konkretisht synoni atë?

Arbnora Fejza-Idrizi: Po jam duke punuar në projektin e tretë ku po synoj rekord të ri. Jam duke përgatitur mbi 100 mijë copa letër, secila copë ka 15 thyerje të artit origami, dhe do të jetë 1200 m2. Jam duke përgatitur flamurin e Kosovës, për nder të festës së Pavarësisë.

 Kids of Kosova: Me sukseset e juaj, ju përfaqësoni denjësisht Republikën e Kosovës. Keni apo jo përkahje nga shteti?

Arbnora Fejza-Idrizi: Po, jam e lumtur që po e përfaqësoj Kosovën, përkundër vështirësive unë me kënaqësi të madhe kam kontribuuar për këtë vend.

Kam pas mbështetje nga komuna Skenderajt dhe Ministria e Kulturës Rinisëdhe Sportit, shuma ka qenë minimale, por megjithatë i falënderoj.

Kids of Kosova: Për fund, cili është mesazhi juaj për të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare?

Arbnora Fejza-Idrizi: Mesazhi im për të gjitha vajzat dhe gratë, është mos të heqin dorë nga ëndërrat e tyre, çdo gjë është e mundur nëse  dëshiron. (Kids of Kosova)

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Blerona Ahmeti nga Akademia jCoders: E ardhmja i përket fushës së teknologjisë

Autor: Albanian Kids Education Ëndrrën që e kishte në fëmijëri e ka realizuar. U jep...

INTERVISTË| Avni Morina, drejtor i arsimit në Rahovec: Kemi bërë ndryshime thelbësore në shkolla – dhe një mesazh për Arbërie Nagavcin

Nga: Albanian Kids Education Avni Morina është në mandatin e dytë si drejtor i arsimit...

INTERVISTË| Fatime Demolli-Mustafa: Në shkollat e Prishtinës janë rreth 500 nxënës me nevoja të veçanta

Nga: Albanian Kids Education Komuna e Prishtinës ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Arsimit në...

Florent Hasallari, nxënësi nga Hani i Elezit me talent të veçantë në pikturë

Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) nis prezantimin e nxënësve talent të shkollës "Ilaz Thaçi" në...