E enjte, 9 Shkurt, 2023

Gruaja me 500 mace e qen: Kafshët janë më besnike se njerëzit

- Advertisement -

Më shumë se një duzinë mace dhe qen kërkojnë vëmendjen e Maryam al-Balushi ndërsa ajo shpërndan ushqime në shtëpinë e saj në kryeqytetin e Omanit, Muscat, në Gadishullin Arabik.

Pavarësisht ankesave nga fqinjët dhe shpenzimeve të shumta, ajo ka grumbulluar 480 mace dhe 12 qen, duke i përshkruar kafshët shtëpiake si shoqërues më të mirë sesa njerëzit e tjerë.

- Advertisement -

“Kam zbuluar se kafshët, veçanërisht macet dhe qentë, janë më besnikë se njerëzit”, tha ajo ndërsa macet hidheshin mbi dhe nga një shtyllë gërvishtëse afër.

Jetime në moshë të re, Balushi gjatë dekadës së fundit ka bashkëjetuar me miqtë e saj me gëzof, shumë prej të cilëve u shpëtuan nga rruga. Balushi shpenzon rreth 7,800 dollarë në muaj për t’u kujdesur për krijesat, 17 prej të cilave janë të verbër, duke i ushqyer dhe pastruar me zell, si dhe duke i çuar tek veterineri për kujdes mjekësor.

Mediat lokale raportojnë se pavarësisht gjobave, numri i kafshëve të braktisura në vitet e fundit, është në rritje. Aktivistët e mbrojtjes së kafshëve kanë mbështetur një program për të ulur numrin e kafshëve të humbura.

- Advertisement -

 

 

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Këto janë pjesët e trupit të cilat mund të zbulojnë sa jeni inteligjent: A jeni ndër të mençurit?

Ka rezultuar që truri juaj nuk është i vetmi tregues i nivelit tuaj të...

Fëmijët e parë të familjeve janë më inteligjentë

Një studim gjerman shpjegon arsyen. Sipas tij, koeficienti i intelektit (IQ) ulet me 1,5%...

Përdoruesit e Twitter “të ndarë në dysh” rreth rezultatit të kësaj detyre matematikore

Në rrjetin social Twitter është nxitur një debat për shkak të një problemi matematikor...

Biologu kosovar zbulon insekt të rrallë në Kosovë, e quan “njeriu i pamençur”

Në laboratorin e tij brenda Universitetit të Prishtinës, Halil Berisha po shikon me shumë...