E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Gruaja 8-muajshe shtatzënë fiton medaljen e artë në Taekwondo: Si ndodhi dhe pse pati kritika!

Një atlete nigeriane ka fituar një medalje të artë në Festivalin Kombëtar të Sporteve. Aminat Idrees, 26 vjeç dhe 8-muajshe shtatzënë fitoi në kategorinë Mixed Poomsae në Taekwondo, thanë organizatorët, duke i përshkruar arritjet e saj si “frymëzuese”.

“Është një privilegj për mua. Vendosa ta provoj pas disa kohësh trajnim dhe ndihem vërtet mirë.”

- Advertisement -

Sidoqoftë, jo të gjithë e kanë parë si “frymëzuese” pjesëmarrjen e saj në lojëra. Disa e kanë kritikuar për pjesëmarrjen në këtë sport, për shkak të fazës së përparuar të shtatzënisë. Një përdoruese e Twitter shkroi:

“Kjo është më shumë sëmundje, se sa frymëzuese.”

Ndërsa dikush tjetër tha se “nënat bëjnë gjëra të tilla, pastaj stresojnë mjeket në maternitete”.

- Advertisement -

Sigurisht që të tjerë e mbështetën përfshirjen e saj në konkursin sportiv:

“E adhuroj mënyrën si e bëri gjithçka të duket kaq e lehtë. Performancë e mrekullueshme”, u shpreh dikush.

Idrees, tha se “i kupton edhe kritikët” sepse “shumë njerëz nuk janë në dijeni të formave të ndryshme të Taekwondos”.

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë se çfarë është Taekwondo në të vërtetë. Unë mendoj se kjo është një rrugë për t’i edukuar ata. Taekwondo ka dy degë: sportin luftarak dhe Poomsae – e cila është një formë e stërvitjes me teknikat e duarve dhe këmbëve. Unë kam marrë pjesë në kategorinë Poomsae. Ndjeva që nuk kishte shumë rrezik të lidhur me të, kështu që vendosa ta provoj. Mjeku im, si dhe organizatorët e lojërave më certifikuan të aftë për të marrë pjesë në këtë sport”, tha 26-vjeçarja.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...