E hënë, 20 Shtator, 2021

Gjyshja heroinë: Shikoni si e shpëton foshnjën që bie nga kati i dytë

Një gjyshe ka fituar epitetin e heroinës, pasi me tërë forcën ka vrapuar për ta pritur foshnjën që e pa se po binte nga dritarja e katit të dytë të një marketi.


Svetlana Sanarova, 64-vjeçe, hodhi në tokë çantën dhe vrapoi me duar të hapura nën dritaren e lokalit, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë shfaqin momentin se si ajo arrin në kohë dhe kap djalin e quajtur Egor, që po binte nga gjashtë metra lartësi në qytetin rus Novokuznetsk.

Pasi arriti ta shpëtojë, ai bërtiti dhe kërkoi ndihmë dhe për fat të mirë aty shfaq babai i vogëlushit Dmitry Terokhin, 27-vjeç.

Ai nuk kishte fjalë se si të falënderonte gruan e moshuar, e Svetlana është nderuar me medalje nga autoritetet komunale.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Historia e Gerit, vogëlushi merr përgjigjen përfundimtare nga mjekët

Pasditen e djeshme në ekranin e Top Channel është transmetuar episodi i dytë i...

3 zakone që ndikojnë pozitivisht tek fëmija gjatë rritjes

Nëse je prind, me shumë mundësi e di sa të rëndësishme janë vitet e...

E dhimbshme: Punonjësi i familjes hedh djalin 4-vjeçar nga ballkoni, i vogli ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Napoli, Itali, ku një 4-vjeçar ndërroi jetë...

Lot dhe dhimbje në familjen e 11 vjeçarit: I lutemi Zotit që Klodi të bëhet mirë!

Në vizitën që Fjoralba ka bërë në shtëpinë e tyre, familjarët tregojnë në pikëllim...