E hënë, 28 Nëntor, 2022

Gjuha shqipe e varfër, a do të flasim në të ardhmen veç me emoji?

Emojit janë këtu dhe janë këtu për të qëndruar, duke u zhvilluar e përmirësuar nëpër etapa të ndryshme evoluimi të botës së dixhitalizuar dhe duket se bëjmë mirë të adaptohemi, edukohemi e të mësojmë për to.

A janë emojit formë e shprehjes gjuhësore dhe a mund të mendojmë me emoji?

- Advertisement -

Fjalët nuk janë për gjithkë dhe për çdo situatë. Ta zëmë, unë personalisht më të dashurve e gjej shumë më të thjesht t’ua shpreh dashurinë, përkrahjen apo pëlqimin ndaj një fotoje në Instagram me emoji. Qoftë me zemër të kuqe, qoftë me fytyrë të verdhë të përbërë nga dy sy në formë zemrash. Ta shkruaj “të dua” apo dukesh bukur (mendim të cilin e zëvendësojë me emojit flaka), e shoh si proces goxha të komplikuar e të sikletshëm.

Të gjithë e kuptojnë atë që dua të them dhe e vlerësojnë njejtë, për t’më shpëtuar nga “cringi” i të shkruarit komente që ndërlidhen me shprehjen e sentimenteve.

Në fakt, njeriu gjithmonë ka qenë entuziast të gjejë forma kreative të të shprehurit, veç fjalëve, me vizatimet që dalin të jenë një prej formave më të vjetra të komunikimit.

- Advertisement -

“Vizatimet në shpella ishin murale që njerëzit i vizatuan nëpër mure të shpellave për të treguar historinë e kulturës së tyre. Ata tregonin storie të betejave, gjuetive dhe kulturës”, shkruan ‘sahistory’ – uebsajt që elaboron e reflekton në historinë e njerëzimit.

Për ne, e kam fjalën gjeneratën Z (njerëz të lindur në mesin e të 90-ave deri në vitin 2010) emojit janë fenomen i natyrshëm dhe i plotkuptimshëm si formë komunikimi.

Gjërat shkojnë duke u bërë edhe më të natyrshme për gjeneratën alfa (10-vjeçar apo më të rinj) që nuk e ka njohur fare botën pa internet.

Në kulturën kosovare të të shprehurit ekziston një diskrepancë e madhe në edukimin rreth komunikimit, ta zëmë, mes gjyshit dhe nipit. Hapësira duhet të ketë edhe në kulturat tjera, por marrë parasysh prapavijat historike dhe zhvillimet jo koherente me botën perëndimore, kompjuteri për nënën time (70-vjeçare) është gati ‘shkencë në vete’.

Dallimet sa i përket njohurive dixhitale ishin të vërejtshme edhe mes meje dhe nipit tim (18-vjeçar), të cilat më së shumti spikatën gjatë periudhës së pandemisë, kur të gjithë u detyruam të kyçemi edhe më shumë në botën e dixhitalizuar.

Sidoqoftë, vështirë se me emoji mund të përcjellësh mesazh serioz, të shprehësh mendime të rëndësishme apo edhe të komunikosh informacion.

Pra, nëse emojit nuk janë fjalë, çka janë atëherë?

Epo, një kënvdështrim i qëndrueshëm është se ato komunikojnë sentimente, më shumë se gjithçka tjetër.

Është e kotë të harxhosh energji të shtypësh “ha” përsëri e përsëri derisa të bindesh se mjafton për ta bërë tjetrin të kuptojë se shkrimi, komunikata, meme që ua ka dërguar është në fakt qesharake, kur shumë thjesht dhe natyrshëm mund të trusësh dy-tri figura të njejta të fytyrëverdhit duke u shkrirë së qeshuri.

Por jo çdo sentiment e shprehje mund të zëvendësohet me emoji, dhe përdoruesit e tyre e kanë të pamundur të krijojnë një të ri në atë moment për t’iu përshtatur nevojave – e që është pikiërisht si një gjuhë primitive fillon të lulëzojë e të shkojë drejt zhvillimit të plotfuqishëm.

Në disa kuptime, emojit duket se na jepin diçka që tashmë veç e kemi me gjuhën e shenjave, komunikimet sy më sy, po ashtu edhe me fjalët nga të cilat marrim kuptime të dyfishta, varësisht nga intonacioni i zërit, mimikat e fytyrës apo edhe gjuha trupore.

Gjuhëtari, Nasuf Abdyli është i bindur se të kultura e të komunikuarit po përfiton me ardhjen në jetë të emojive.

“Në komunikimin joformal, besoj se përdorimi i këtyre figurave e bën komunikimin më të plotë, më tërheqës, më të ndjeshëm dhe më të thjeshtë. Mendoj se këto figura janë mundësi e mirë për ta kursyer kohën në komunikim. Për shembull, në vend që të shkruash ‘sot jam i mërzitur”, dërgon një figurë me lot’,” thotë ai.

Megjithatë, ai potencon se emojit nuk janë zgjedhja e duhur kur bëhet fjalë për komunikata e komunikime serioze.

“Sidoqoftë, përdorimi i këtyre figurave duhet të shmanget në komunikimet më formale, më serioze ose më zyrtare, sidomos nga personat që kanë funksione publike, sepse figurat nuk i zëvendësojnë ligjërimin libror dhe standardin gjuhësor”.

Nuk ka indikacion që tregon se emojit po e ndryshojnë mënyrën si funksionon truri i njeriut, por në fakt po e zhvillojnë një formë të re alternative të komunikimit, edhe pse ende në fazën primitive.

Por, marrë parasysh evoluimin gati supersonik të botës dixhitale, me të cilin është e vështirë të qëndrosh në hap, nuk është edhe shumë larg mendsh që emojit të shkojnë duke shtuar pushtetin.

Tash që po shkruaj për pushtetin e shtuar të emojive, e kam të pamundur të mos kapërcejë gardhin e mendimeve ortodokse përtej asaj që mund të duket reale.

Me intelegjencën artificiale që çdo ditë po e përmirëson veten dhe botën e internetit, nuk është larg mendsh që emojit të fillojnë të kenë impakt më të madh në jetën tonë – të diktojnë jetën sentimentale, dreqin, ndoshta edhe ta pushtojnë botën.

E paramendoni emojin me top diskoteke duke fituar çmimin Nobel për Paqe për shkak të rolit monumental në përfundimin e luftës në Ukrainë? Hmm, edhe gota që derdh lëng duket se ka potencial të kontribojë në vetëdijësimin kundër ngrohjes globale… bëj mirë ta përfundoj me kaq. /Nacionale/

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

28 NËNTORI – festë e shumëfishtë

Dita e 28 nëntorit e emërtuar si Festa e Flamurit është një nga më...

Urime 28 Nëntori – kjo është agjenda shtetërore për shënimin e Ditës së Flamurit

Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën shtetërore për organizimin e 28 Nëntorit, 110 vjetorit...

​12 vjeçari përjashtohet nga shkolla pasi preu flokët në stilin e brazilianit Ronaldo

Një 12-vjeçar u përjashtua nga shkolla kur vendosi të nderojë legjendën e futbollit brazilian...

Test: Zgjidhni një kartë dhe zbuloni se çfarë ju pret në 2023

Karta 1 Ju dëshironi shumë gjëra dhe luftoni për to. Ju keni pasur ulje-ngritjet tuaja,...