E martë, 22 Qershor, 2021

Gjithmonë fitues, fëmijët me këtë tipar personaliteti e kanë të sigurt suksesin në jetë!

Fëmijët e tillë mund të jenë më konkurrues në klasë dhe në të ardhmen do të jenë shumë të aftë në marrëveshje e negociata.


Deri në momentin kur fëmija juaj rritet, nuk e kuptoni nëse keni bërë një punë të mirë apo keni dështuar në detyrën tuaj më të rëndësishme, shkruan IconStyle.

Shpesh ndodh që prindërit të mërziten për shkak se fëmijët nuk ju binden dhe janë rebelë, duke dalë jashtë rregullave, transmeton lajmi.net.

Ndodh që për këtë cilësi të karakterit prindërit të shqetësohen, por kjo nuk duhet të ndodhë.

Sipas një studimi të publikuar nga Shoqata Psikologjike Amerikane, fëmijët kokëfortë që sfidojnë autoritetin e prindërve kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshëm në jetë.

Nëse deri më tani u jeni trembur fëmijëve kokëfortë, prisni se ç’do të ndodhë disa dekada më vonë.

Studimi zbuloi se fëmijët të cilët emërtoheshin si kokëfortë, ishin më të vendosur dhe e kishin më te qartë që në atë moshë se ç’do të bëheshin në jetë.

Rezulton se thyerja e rregullave dhe kundërshtimi i autoritetit prindëror rrit fëmijë të pavarur e kryeneçë cilësi që pas dekadës së tretë të bëjnë një njeri të suksesshëm sipas psikologëve e sociologëve.

Fëmijët e tillë mund të jenë më konkurrues në klasë dhe në të ardhmen do të jenë shumë të aftë në marrëveshje e negociata.

Terapeutët thonë se fëmijët kokëfortë janë gjithashtu më të gatshëm të bëjnë atë që është e drejtë, në vend të asaj që bëjnë miqtë e tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Sozia” e kryeministrit britanik është një bebe 4-muajshe

David Doronina është padyshim një nga foshnjet më të famshme në Britani të Madhe....

Dorita Sopa – ju prezantojmë me 8-vjeçaren nga Ferizaj që ka interesim të jashtëzakonshëm për astrologjinë

Nuk është e rrallë që në kohën që po jetojmë të hasim në fëmijë...

Pse nuk duhet t’u thuhet fëmijëve se nuk mund t’ia plotësoni ndonjë dëshirë?

Ekspertët paralajmërojnë prindërit se në situatat kur një fëmijë dëshiron t’i blini diçka, ata...

Prindër kujdes! Fëmijët nuk i tolerojnë lehtë dëmet e diellit

Stina e verës jo gjithmonë përkthehet në qef, argëtim dhe shplodhje. Në disa raste...