E diel, 29 Janar, 2023

Gjendje alarmante e nxënësve të testuar nga “PISA” – Njohuritë e nxënësve nën nivelin bazë

- Advertisement -

Nxënësit e Maqedonisë së Veriut kanë dalë me rezultate alarmante sa i përket njohurive të tyre të ulëta në testimet e bëra nga sondazhi më i madh ndërkombëtar arsimor në botë “PISA”. Këtë gjë e bëri të ditur vetë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në seancën e 14-të të mbajtur nga Komisioni për arsim, shkencë dhe sport.

“Matjet e njohurive ndërkombëtare kanë treguar se suksesi i nxënësve tanë është nën mesataren е Ballkanin Perëndimor, vendeve të Bashkimit Evropian dhe OBSE. Shumica e nxënësve nën moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare nuk e arrijnë nivelin bazë sipas testeve të fundit të kryera nga PISA.”, deklaroi Shaqiri.

- Advertisement -

Reaguan nga opozita. Deputeti i ASh-së Halil Snopçe tha se i gjithë problemi është si pasojë e investimeve të gabuara për shkak të ndikimit politik.

“Problemi në cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet nuk është aq shumë nga mungesa e investimit të shumave absolute sepse e di që ministria ka probleme, si edhe ajo e kaluara. Kemi disa tentime dhe pëpjekje, por mendoj se e gjitha është pasojë e invesitmeve të gabura për shkak të ndikimit politik dhe kuptohet këtu më duhet ta theksoj ndoshta edhe termin korruptiv”- pohoi Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët.

PISA është sondazhi më i madh ndërkombëtar arsimor në botë që përfshin nxënësit 15-vjeçarë. Është zbatuar që nga viti 2000 nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe përfshin më shumë se 85 vende pjesëmarrëse. Ky test mat aplikimin e njohurive shkencore, njohurive matematikore, aftësitë e shkrim-leximit të nxënësve dhe në vitin 2022 për herë të parë do të matet edhe të menduarit krijues të nxënësve, raporton TV21./21Media

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Jasharaj për (mos) publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria të mos bëjë veprime që acarojnë situatën

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...

Vdes profesori universitar kosovar, në një aksident komunikacioni në Bullgari

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Bullgari. Si pasojë e këtij aksidenti ka...

Rrahman Jasharaj: Misteri i pagave, e papranueshme koeficienti nën 120 euro

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për Paga – koeficienti mbahet sekret

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...