E martë, 28 Mars, 2023

Gardërobë me vlerë 5.000 paund: Njihuni me vogëlushen shqiptare që fitoi vëmendjen e mediave të huaja

- Advertisement1-

Vogëlushja me origjinë shqiptare, Azalea Elezaj, mbushi suplementet e mediave rozë në Britani e më gjerë, për fotot që majaja e saj Suela, publikonte në rrjete sociale.

Suela, postonte foto të së bijës, të veshur me rroba nga firmat e shtrenjta. E gjithë gardëroba e vogëlushes Azilea, ka një vlerë plot 5.000 paund. Kulmi i “famës” së Alizeas, u arrit falë një publikimi në një artikull nga prestigjiozja “The Sun”, por edhe kur ajo dhe e ëma u ftuan në një nga emisionet më popullore të mëngjesit në Britani. Ndërkaq, Suela dhe Azilea ishin të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku zbuluan gjëra akoma dhe më interesante.

- Advertisement -

“Ne ishim me pushime në atë periudhë. Nuk e dija se ku do të dilte. Mua më shkroi një gazetare, nuk më tha se nga vinte, thjesht i dhashë disa informacione. Në momentin kur Azilea doli tek “The Sun”, u lumturova shumë. Nuk më pëlqeu titulli, 5.000 paund, jo është e gjithë gardëroba e Azileas është 5.000 paund. E gjithë ka qenë se Azaleas i vlen 5.000 paund kjo gjë. Nëse do ta lexoj ndonjë artikullin, aty e shikon që unë Azileas ia kam marrë rrobat me zbritje. Nuk ka qenë asnjë dëshirë, thjesht si nëna që ka dëshirë për të veshur fëmijën e vet. Unë fillova të mos kem nevojë për të blerë për Azilean dhe kurseva para. Të përditshmet Azilea i kishte nga dhuratat nga faqet e ‘Instagramit’, u shpreh Suela.

Ndërsa e pyetur nga Bieta për shifrën e veshjes më të shtrenjtë që i ka blerë Azileas, Suela u përgjigj:

“Pallto, ajo ka kushtuar 360 paund, por unë kam pasur 20 % e zbritjes dhe nuk e mbaj mend sa e kam marrë”.

- Advertisement -

  

 

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...