E enjte, 30 Mars, 2023

Foshnjat e lindura para kohe – Në çfarë mjedisi duhet të qëndrojnë?

- Advertisement1-

Në paragrafët e më poshtëm shpjegohen disa probleme dhe trajtime që shfaqen zakonisht në lindjet e parakohshme.

Të gjithë prindërit, pa përjashtim, ëndërrojnë të kenë një fëmijë të shëndetshëm. Fatkeqësisht kjo ëndërr nuk bëhet gjithmonë realitet.

- Advertisement -

Pjesa më e madhe e foshnjave lindin nga një shtatzëni e plotë dhe nuk kanë asnjë problem mjekësor, por disa prej tyre mund të lindin edhe para kohe.

Lindja e parakohshme, e përkufizuar shpesh si një lindje që ndodh para javës së 37-të të shtatzënisë, ndonëse jo gjithmonë, shoqërohet me ndërlikime.

Falë progresit në fushën mjekësore, në ditët tona, shpresa për mbijetesën e këtyre foshnjave është shumë më e madhe krahasuar me disa vite më parë.

- Advertisement -

Në fakt, më tepër se dy të tretat e foshnjave të lindura në javën e 24-t apo të 25-të, mund të mbijetojnë nëse marrin përkujdesjen e duhur mjekësore.

Në paragrafët e më poshtëm shpjegohen disa probleme dhe trajtime që shfaqen zakonisht në lindjet e parakohshme.

Mjedisi: për herë të parë, ndoshta do ta shihni fëmijën në sallën e reanimacionit për të porsalindurit. Ka shumë mundësi që të habiteni, ndoshta edhe të tronditeni nga ajo që do të shikoni.

- Advertisement -

Gjëja e parë që do t’ju bjerë në sy, janë tubat e shumtë, kateterat dhe pajisjet elektrike të lidhura me foshnjën. Mos harroni se këto pajisje e ndihmojnë të jetë i shëndetshëm dhe nëpërmjet tyre ekipi mjekësor informohet për gjendjen e fëmijës.

Meqenëse foshnjat e lindura para kohe, kanë më pak dhjamë në trup kra[1]hasuar me ato të lindura nga një shtatzëni e plotë, kanë nevojë të qëndrojnë në një mjedis të ngrohtë. Shpeshherë, vendosen në inkubator: një kuti plastike e mbyllur dhe e ngrohtë, e cila i ndihmon të ruajnë temperaturën normale të trupit.

Në sallën e reanimacionit, foshnja do të marrë të gjithë përkujdesjen e specializuar, përfshirë edhe programin e ushqyerjes, i cili është hartuar sipas nevojave të saj.

Ditët e para pas lindjes, foshnjat e lindura para kohe, ushqehen në rrugë intravenoze, sepse aparati i tyre tretës dhe sistemi i frymëmarrjes mund të mos jenë formuar plotësisht për ta pranuar qumështin.

Kur foshnja të jetë gati, ushqyerja në rrugë intravenoze do të ndërpritet dhe hapi i radhës do të jetë një formë tjetër të ushqyeri: ushqyerja përmes tubit.

Falë kësaj mënyre, foshnja do të marrë qumështin e gjirit apo atë formulë përmes një tubi, i cili do ta çojë direkt në stomak apo në pjesën e sipërme të zorrës.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...