E diel, 4 Dhjetor, 2022

Foshnja e mrekullive – Djaloshi lind edhe pse të dy vezoret e nënës janë “të vdekura” si pasoj e kancerit të gjirit

33 vjeçja ka sjellë një jetë një foshnjë të shëndetshme, dhe mjekët e quajnë këtë mrekulli sepse vezoret e saj janë jofunksionale.


Një gruaje iu tha se vezoret e saj janë të vdekura si pasojë e kancerit të gjirit, dhe se ajo nuk mund të mbetet shtatzënë, shkruan “DailyStar”.

- Advertisement -

Mirëpo, mrekullisht, ajo ka lindur një djalë të shëndetshëm. Gemma Isaacs, 33 vjeçe u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2018, shkruan lajmi.net.

Ajo u trajtua me radioterapi, mirëpo në atë kohë ajo kuptoi se ishte e rrezikuar me kancer të vezoreve gjithashtu.

Doktorët i thanë se ajo kishte vezore të “vdekura” dhe se nuk mund t ketë fëmijë. Ajo u këshilla që me operim të hiqte vezoret plotësisht, pasi që kjo e rrezikon nga kanceri i vezoreve.

- Advertisement -

Ajo e konsideroi që të ndërmerrte operacionin. Ajo tha se ishte e dërrmuar emocionalisht pas këtij lajmi.

Mirëpo teksa po kërkonte mënyra për të trajtuar pjellshmërinë e saj, ajo filloi një dietë vegane. Katër muaj më vonë, ajo vizitoi një gjinekolog dhe morri lajme të mira.

 

Asaj iu tha se vezoret e saj kishin filluar të funksiononin përsëri. Mirëpo ajo u këshillua të mos shpresonte shumë në një shtatzëni.

Gemma u përpoq me muaj të tërë të mbetet shtatzënë, dhe më në fund, ajo arriti të lind një djalë të shëndetshëm.

Mirëpo, fatkeqësisht, asaj do të duhet që të heqë vezoret si pasoj e rrezikut për kancer të vezoreve.

Ajo thotë se do të donte të kishte më shumë fëmijë, por është pajtuar me faktet.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...