E diel, 4 Dhjetor, 2022

Foshnja dy-ditëshe ndihmon të atin në propozimin për martesë të mamasë së tij

Një foshnje e vogël e porsalindur, ndihmoi babanë e tij t’i propozonte gruas (mamasë së bebit) në repartin e spitalit.

I vogli, Cobie Sellors lindi 10 javë më herët se duhej dhe e gjithë periudha ka qenë e vështirë për prindërit e tij, Sian Stafford, 26 vjeç dhe John Sellors, 29 vjeç.

- Advertisement -

Në pamundësi për ta prezantuar atë me familjen dhe miqtë për shkak të kufizimeve të Covid-19, John mendoi të bënte një surprizë romantike, duke i kërkuar ndihmë djalit të tij dy-ditësh dhe infermierëve për ta ndihmuar atë.

Ata vendosën një shënim në inkubatorin e bebushit Cobie, krahas një unaze fejese, që shkruante:

“Mami, do martohesh me babin?”

- Advertisement -

Përgjigja e pyetjes ishte, normalisht: PO!

John u shpreh:

“Unë zakonisht, nuk jam tipi romantik, por doja të bëja vërtet diçka për të ngritur gjendjen shpirtërore të Sian dhe ajo ma kishte lënë disi ta kuptoja, dëshirën e saj për t’u martuar.

Infermierët ishin të shkëlqyera dhe më kanë ndihmuar shumë për ta bërë propozimin të mbahet mend. Ata më thanë që thjesht të merrja Sian për një kafe dhe se ato do ta zgjidhnin kur të ktheheshim.”

Më pas, ai vazhdoi:

“Kur u kthyem, mesazhi dhe unaza ishin atje dhe ishte një moment aq i bukur. Nuk mund t’i falenderoj mjaftueshëm.”

Ndërsa, bashkëshortja, Sian, tha:

“Unë u shokova, me të vërtetë nuk e prisja dhe isha e mbingarkuar. Kur u kthyem në njësi, infermieret më thanë se Cobie ishte hequr nga makineria e tij e frymëmarrjes dhe unë duhej të kthehesha e ta shikoja, pasi do ta shihja më shumë fytyrën e tij. Isha përqendruar aq shumë të Cobie, sa në fillim nuk e vura re as shënimin dhe as unazën.”

Më pas, John më tha:

“Shiko, mendoj se Cobie dëshiron të të thotë diçka!”

Më pas lexova shënimin. Ishte një moment thuajse joreal dhe shumë i lumtur.”

Çifit ka edhe një vajzë, Ruby, 4 vjeç, dhe ata janë bashkë prej 8 vitesh.

Burimi: Mirror CO UK

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

21 aftësi që çdo fëmijë duhet t’i mësojë para moshës 10 vjeçe

Kur fëmija juaj shkon në shkollë atje i mësojnë atij lexim, shkrim dhe aritmetikë.  Por...

Hapet aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur më 2009

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të premten se është hapur aplikimi...

4-vjeçari kafshohet nga qeni në oborrin e çerdhes në Prishtinë – nëna e tij tregon ngjarjen

Një fëmijë është kafshuar nga një qen endacak të hënën brenda oborrit të çerdhes...

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, po krijon web-faqe – ka 17 çertifikata

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, në shkollën fillore "Dardania" shquhet me intelegjenca...