E diel, 5 Shkurt, 2023

Florent Selca: Sa e kam pagën?

- Advertisement -

Siç garantohet me normat ligjore në fuqi, çdo i punësuar duhet të ketë një kontratë punë.

Në këtë kontratë ndër tjera është e specifikuar edhe vlera mujore e pagës. Por a kemi ne njohuri se sa do jetë paga jonë nga 1 shkurti? Natyrisht se jo, përjashto këtu ndonjë oborrtar të qeverisë i cili gëzon besimin e liderit. Në vetvete kjo mungesë informacioni dhe ky skepticizëm hamletian është abuzim me ligjin, duke shmangur një shprehje më të vrazhdë “shkelje e ligjit”.

- Advertisement -

E drejta “absolute” e ruajtjes së sekretit në dëm të punëtorëve të sektorit publik, ilustron fytyrën e vërtetë të një pushteti arrogant dhe të paditur.

Ndërkohë që cilësia e jetës është duke humbur dita ditës e joshja e rinisë për t’u larguar njëherë e përgjithmonë prej këtij vendi sot më shumë se kurrë është në vlugun e saj, s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i durojmë me pa shpresë propagandat irrituese të kësaj qeverie.

E keni konvertuar arsimin në tabelë qitje pothuajse jeni bijtë dhe bijat e Aristotelit, Njutonit apo Ajnshtajnit. Secili me ide dhe iniciativa se si ta kërcënojnë dhe shantazhojnë mësuesin.

- Advertisement -

Nuk mund të jetë mësuesi fanar i diturisë, me këto paga te errëta. Mos pritni cilësi, kur konsumi jonë ditor është gati me afat të skaduar. Reformoni sa të doni tekstet, shpikni pseudo-reforma, asnjë nuk ka efekte kur paguhem më pak se shoferi juaj që ua dërgon fëmijët në shkollë.

Nuk mund të jem i motivuar për punë kur dita ime e punës kushton 15 euro e ora juaj e punës 100 euro deputeti im.

Ku ta gjej vullnetin për punë kur lloj-lloj injoranti/e të orienton në punën tënde e aty ku gjithkushi mund të të bëhet koleg/e.

- Advertisement -

Pak e sakatosën, pak e përbuzën, na u dashka edhe sytë t’na i nxirrni se ne ju mësuam, ne ju edukuam, e prandaj sille ka ta sillësh, ne po mbesim fajtorët kujdestar të kësaj katrahure kolektive që po na e zë frymën.

Fëmijë-nxënës që as prindi, as mësuesi, nuk arrijnë t’ia kuptojnë botën fiktive të ngulitur nga injoranca e kohës.

Nxënës të influencuar nga media qoftë ajo televizive e sidomos platformat e rrjeteve sociale që alfa dhe omega e kanë fjalën STRES, duke abuzuar deri në marrëzi me shprehje që manifestojnë paqëndrueshmërinë mendore të fëmijëve tanë.

Me mësuesit e lidhur në “pranga” që iu mungon edhe më e vogla kompetencë për ta edukuar siç duhet nxënësin e tij.

Pakënaqësinë tonë dymujore, na e shtypët me dhunë, na e vodhët pushimin e desh t’na linit pa bukë. Na etiketuat, e na kërcënuat, sepse ju jeni vet fuqia, e ne vegjëlia ulëm “armët” e kokëulur e të poshtëruar morëm ditarin në dorë e vazhduam betejën me injorancën, duke qënë të bindur se luftën e kemi të humbur për aq kohë sa injoranca është e ulur këmbëkryq në fronin e pushtetit.

Kthehem prapë tek fillimi-vlera e koeficientit. E çka t’ju tregoj nxënësve të mi, kur nuk e di sa e kam pagën time?

A jam injorant, apo po injorohem nga njerëzit e mi? E ku ta di unë, ndoshta jam i vetmi ai që “po e di që s’di”.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari nga Deçani sjell një vizion të ri shkencor në Fizikë

Shkencëtari nga Deçani, Naim Krasniqi me punë dhe banim në Francë, ka botuar librin...

Ankohen studentët për kushtet në konvikte: Ka mungesë të ujit e internetit, banjot e papastërta

Mungesa e ujit të nxehtë, papastërtia në banja, mungesa e internetit të rregullt, janë...

E FUNDIT: “Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse nuk plotësohen kërkesat për rritje të koeficientit”

Qeveria e Kosovës në fillim të kësaj jave bëri publik koeficientin në vlerë të...

22 libra që duhet të lexoni patjetër në jetë

1.“Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për...