E hënë, 28 Nëntor, 2022

Flet Tahire Gashi nga OJQ “Zana”: Si është të kujdesesh për djalin me autizëm dhe të punosh për të drejtat e grave

Intervistoi: Donat Maloku

Për 20 vite pa ndalë punon për të drejtat e fëmijëve dhe grave në komunën e Klinës. Si nënë e një djali me autizëm, ka themeluar programin për kujdes ditor për fëmijët me nevoja të veçanta në këtë qytet. Kjo është Tahire Gashi, drejtoreshë e organizatës joqeveritare NGO “Zana’.
Ajo në një intervistë për Kids of Kosova (www.kidsofkosova.net) tregon sa e ka të vështirë të kujdeset për djalin e saj me autizëm, sa përkrahen këta fëmijë nga shteti, sa e ka vështirë ta drejton një OJQ, si dhe flet për sukseset dhe sfidat me të cilat përballet organizata që drejton.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Për fillim a bën një prezantim, CV e shkurtër e juaja?

Tahire Gashi: Jam Tahire Gashi, drejtoreshë ekzekutive në ‘OJQ Zana’. Punoj në shoqëri civile që 20 vite, duke u angazhuar në shumë programe dhe projekte që shërbejnë në të mirë të komunitetit.
Që nga fillimi kam qenë qenë e angazhuar në përkrahje të aktiviteteve për shoqerinë civile, nga viti 2002 e gjerë në vitin 2007 kam punuar Kordinatore në ‘OJQ Zana’, nga 2007 e gjerë sot punoj drejtoreshë ekzekutive në OJQ ZANA.
Në vitin 2002 kam qenë punëtore shëndetësore e terenit nga ‘MERCY CORPS’ nga viti 2006 gjerë 2007 Koordinatore e Rrjetit Rinor Klinë, që nga 2002 e sot aktiviste e për të Drejtat e Njeriut, në vitin 2012 kam qenë Kryesuese e Grupit për monitorim dhe hartim të raportit të Strategjive Nacionale për dhunë në familje dhe kundër trafikim me qenie Njerëzore e përkrahur nga WSSI Plus UNDP, së fundi antëare e Grupit Kombëtar të punës për Reformën në administratën Publike në Kosovë mundësuar nga Weber http://legalpoliticalstudies.org/.
Në kuadër të OJQ Zana përmes projekteve të ndryshme këto 7 vitet e fundit është fokusuar që të përkrah gratë dhe vajzat në ndërtimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e tyre ekonomik duke ju dhuruar grante të vogla, por që realizojnë të ardhura për familjen.
Ndërsa në 3 vitet e fundit është angazhuar në përmirësimin e të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta ku përmes projekteve ka themeluar programin për kujdes ditor për fëmijët me nevoja të veçanta (trajtimin psikologjike, logopedike, social dhe rehabilituese).
Kam udhëhequr dhe moderuar shumë debate, tryeza, trajnime e seminare të ndryshme, në vitin 2007 dhe 2008 kam dhënë komente dhe kontribut vullnetar të veçantë në hartimin e Manualit “Ndryshuesit Vendor” për këtë referojuni http://www.ngozana.org/ngarkimet/dokumentet/Manual_Ndryshuesit%20vendor_12.pdf

Kids of Kosova: Me çfarë programesh merret konkretisht “OJQ Zana”?

- Advertisement -

Tahire Gashi: Konkretisht punojmë me disa programe si monitroim i Asamblesë Komunale dhe zyrës së Prokurimit , trajnime me gratë dhe vajzat në fushën e zhvillimit ekonomik, trajnime me të rinjtë në fushën e Kulturës si dhe Programin për qëndrim dhe kujdes ditor për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Kids of Kosova: (Nga biseda që keni pasur me Kids of Kosova kur keni dërguar foton e djalit tuaj, keni treguar që OJQ merret me fëmijët me autizëm). A mund të na tregoni sa fëmijë keni gjithsej në OJQ tuaj dhe sa arrini të kujdeseni për ta dhe sa arrinë të socializohen?

Tahire Gashi: Po unë kam djalin me autizëm dhe si rrjedhojë e kësaj e kam hapur programin në kuadër të OJQ për trajtimin rehabilitues të fëmijëve me nevoja të veçanta.
Qendrën e frekuentojnë afërsisht 40 fëmijë të moshave të ndryshme dhe natyrave të problemeve të ndryshme , si autizëm, disleksi, disgarfi, belbezime dhe sindrom down.

Kids of Kosova: Sa keni mbështetje si OJQ në një komunë të vogël si është Klina?

Tahire Gashi: Sa i përket Qendrës edhe pse kemi kërkuar mbështetje financiare tek Komuna , s’kemi gjetur përkrahje për programin në fjalë. Edhe pse Komuna e Klinës është e vogël, por ka mundësi ta përkrahë një qendër të tillë finaciarisht.
Kids of Kosova: Me ç’probleme përballeni si OJQ? Për çfarë keni nevojë me shumë?

Tahire Gashi: OJQ e jonë për asye të pandemisë përballet me probleme financiare ku si pasojë kemi reduktuar edhe stafin.

Kids of Kosova: Pasi jeni dhe nënë e një djali me autizëm, sa është e vështirë për ju të kujdeseni?

Tahire Gashi: Po unë ,jam nënë e një fëmijë me autizëm dhe nuk është e lehtë, pasi që unë jam e angazhuar edhe me punë, po bëjë maksimumin që fëmiju im të ketë kujdes. Po ashtu kam përkrahjen në aspkektin financiar dhe moral edhe të familjes.

Kids of Kosova: Sa i mbështesin institucionet fëmijët me autizëm, apo janë lënë paksa pas dorësh?

Tahire Gashi: Institucionet nuk është që i kanë në rend të parë fëmijët me nevoja të veçanta edhe pse me Ligje janë të rregulluara shumë gjëra.

Kids of Kosova: Cila është gjendja e grave në komunën e Klinës, sa respektohen, me ç’sfida përballen?

Tahire Gashi: Situata në të cilën ndodhemi nuk është shumë favorshme për gratë, sepse situata Covid-19 ka lënë nën hije dyshimet për dhunën në familje. Po ashtu gjendja socio-ekonomike lë për të dëshiruar. Ministria e Bujqësisë hap thirrje për të përkrahur gratë në zhvillim ekonomik, po menjëherë në kushtet e aplikimit i diskriminon me kritere të ashpra. Ne jemi duke u angazhuar që përmes trajnimeve t’i përgatitim për tregun e punës me njohuri bazike që kanë nevojë, por përkrahja institucionale lë për të dëshiruar shumë.

Kids of Kosova: Për fund, një mesazh i juaj për nënat në përgjithësi?

Tahire Gashi: Le ta mbajnë premtimin dhe të promovojnë të drejtat tona, të drejtat e njeriut në veçanti të Drejtat e fëmijëve të tyre. Le të vendosim të bëhemi ndryshues, secili dhe çdo njëri nga ne e ka fuqinë të bëhet ndryshues. (Kids of Kosova)

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Blerona Ahmeti nga Akademia jCoders: E ardhmja i përket fushës së teknologjisë

Autor: Albanian Kids Education Ëndrrën që e kishte në fëmijëri e ka realizuar. U jep...

INTERVISTË| Avni Morina, drejtor i arsimit në Rahovec: Kemi bërë ndryshime thelbësore në shkolla – dhe një mesazh për Arbërie Nagavcin

Nga: Albanian Kids Education Avni Morina është në mandatin e dytë si drejtor i arsimit...

INTERVISTË| Fatime Demolli-Mustafa: Në shkollat e Prishtinës janë rreth 500 nxënës me nevoja të veçanta

Nga: Albanian Kids Education Komuna e Prishtinës ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Arsimit në...

Florent Hasallari, nxënësi nga Hani i Elezit me talent të veçantë në pikturë

Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) nis prezantimin e nxënësve talent të shkollës "Ilaz Thaçi" në...