E premte, 7 Tetor, 2022

Flet Nausika Hoxha: Rëndësia e Komunitetit për qasje të barabartë ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve dhe të rinjëve me aftësi të kufizuara duhet të jetë pjesë integrale e sistemit arsimor i cili mënjanon pengesat për qasje të barabartë në arsimin cilësor për personat me aftësi të kufizuara duke ofruar kushte të përshtatshme për inkluzionin në sistemin arsimor, shoqëror dhe Institucional (Neni, 24 I Konventës për të drejtat e PAK, 2011).

- Advertisement -

Sipas një vlerësimi nga UNICEF në Korrik të vitit 2019, kanë raportuar që në Kosovë janë:

-43.000 fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë

– 5.300 vijojnë mësimin në shkolla publike të rregullta në Kosovë. Ndërsa,

- Advertisement -

-38.000 fëmijë me aftësi të kufizuara janë jashtë sistemit të shkollës.

Shteti ynë dhe Institucionet relevante ende kanë punë për të bërë në ofrimin e një ambienti të pa varur, të përshtatshëm, respektim dhe aplikim të të drejtave themelore të fëmijëve/të të rriturve pa dallim, në ofrimin e kushtave pedagogjike, infrasturkturë, qasje në Institucione publike dhe private përkitazi me potencialet unike të personave me aftësi të kufizuara.

Mirëpo, shoqëria jonë historikisht është rritur në një ambient ku fare pak ose hiq nuk është ekspozuar ndaj diversitetteve të personave apo fëmijëve me potenciale të ndryshme dhe rrjedhimisht është krijimi faktorit stigmë ku është njëra nga barrierat e shoqërisë tonë lidhur me kuptimin dhe reflektimin e arsyeshëm të një sjellje ose potenciali të një personi me aftësi të veçanta.

Duke filluar nga sistemi i Edukimit gjithëpërfshirës në nivel Kosove e deri tek orientimi i potencialeve për aftësim dhe riaftësim professional të personave me aftësi të kufizuara , ku shihet nevoja e pranisë të asistentëve nëpër klasa ku fëmijët me aftësi të kufizara janë të inkuadruar në process të rregullt mësimor, nevoja e çasjes konkrete pedagogjike nga mësimdhënësit, bashkëmoshatarët e deri tek akterët professional për të drejtuar dhe nxjerrur në pah shkathtësit, potencialin e tyre për aftësim professional dhe pavarësim për të ardhmen.

Duhet të kthehemi në bazë dhe në qasje në kuptimin ofrimit të një ambienti pranues dhe jo stigmatizues kur theksoj se njëri nga akterët actual që luan rol indirekt dhe të rëndësishëm është informimi i komunitetit më konkretisht kontekstit në shkolla fillore ku prindërit e fëmijëve me zhvillim tipik ku këta të fundit janë bashkëmoshatar të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Andaj, mënyra sesi në e transmetojmë një informatë të saktë dhe qasje luan rol krucial në zbehjen e stigmës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara ku janë pjesë e procesit të rregullt mësimor por edhe jashtë tij. Përshembull: prindërit e fëmijëvë me zhvillim tipik të kenë kujdes në transmetimin e informatës tek fëmijët e tyre për shokun ose shoqen e klasës me aftësi të kufizuara, qasje të tilla hipotetikisht munden me qenë: ‘’shokut ose shoqës që e ki në klasë I nevojitet ndonjëherë ndihma jote që më vonë mund të keni nevojë edhe ti’’ ose ‘’shoku ose shoqja jote ka një karakteristikë ose veçori që nëse ju e gjeni dhe e analizoni atëherë është një pasuri për juve në klasë dhe mund të mësoni nga potenciali i tij/saj’’ ‘’klasa jote është më e pasur kur keni shokë dhe shoqe që keni nevojë për njëri tjetrin sepse kështu rriteni dhe vlerësoheni më mirë nga mësuesja, prindi e të tjera’’

Do të thotë ofroni fëmijës tuaj diversitet të të menduarit, empati me vepër dhe përgaditeni se shabllonet sociale janë të pa qëndrushme, jo productive dhe se diversiteti i potencialeve të ndryshme njerëzore (në këtë rast shokët dhe shoqet e klasës që janë me aftësi të kufizuara) në klasa janë pasuri e një pranimi dhe  civilizim funksional të të ardhmës duke zbatuar parimisht të drejtat themelore të njeriut.

Autorja ëhtë: Psikologe shkollore dhe këshillimi

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fëmija nuk trashëgon gjithçka nga prindërit, ky familjar është kryesor për gjenetikën

Alejandro Jodorowsky, një eseist kilian, shkroi një libër të quajtur “Metagjenalogjia: Vetë-Zbulimi Nëpërmjet Psihomagjisë...

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Nga Arbër Paçarizi: Prindërit janë pasqyra e vetme ku fëmijët e shikojnë vetën

Nga Arbër Paçarizi: "Prindërit janë pasqyra e vetme ku fëmijët e shikojnë vetën, andaj nëse...

Pas 8 vjetësh, familja me 12 fëmijë bashkohet si dikur

Të mbledhur në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, rubrika “Ka...