E hënë, 3 Tetor, 2022

Flet Lirije Halili-Koshi: Festivalin “Cicërimat buzë Ibrit” nuk e ndalë as pandemia

Fëmijët përveç festave të fundvitit kanë një arsye më tepër të gëzohen. Në qytetin e Mitrovicë në fund të dhjetorit do të mbahet Festivali mbarkomëtar i këngës për fëmijë dhe të rinjë “CICËRRIMAT BUZË IBRIT”, edicioni i 39-të, i cili organizohet në kuadër të Shoqatës së Muzicientëve të Mitrovicës.

Media Online “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ka realizuar një intervistë me drejtoreshën e këtij festivali, Lirije Halili-Koshi e cila do të japë detaje më të hollësishme…

- Advertisement -

Kids of Kosova: Së pari një CV e shkurtër e juaja?

Lirije Halili-Koshi: Jam nga Mitrovica, shkalla e arsimimit: Akademia e Arteve Prishtinë, SHLP- Shkolla e Lartë Pedagogjike

  • Drejtimi: Muzikor i Përgjithshme

AFTËSITË ARTISTIKE

- Advertisement -

Edukimi dhe arsimimi muzikor i brezave të rinjë nga viti 1977.

Përgatitja e nxënësve për pjesëmarrëje   në koncerte, festivale Takime të Talentëve  të Kosovës, Pianisti i Ri- Kosovë, EPTA- Albania, Ohridski Biseri- Maqedoni, Concorso Internacionale per Giovani Musicisti- Itali, Voice Albania…të  shpërblyer  me  çmime të para që sot disa prej tyre janë  profesionistë të dalluar në Kosovë dhe shtete tjera…

Aftësimi i solistëve dhe korit të fëmijëve për Festivalin e këngëve “Cicërrimat Buzë Ibrit “kurse nga viti 2000 – Drejtoreshë Artistike.

Pjesëmarrëje në aktivitetetet kulturore: Festivali Ndërkombëtar i Muziktarëve të Rinjë DAM (2007, 2009) Festivali  Ndërkombëtar ReMusica 2013, Piano Schopin Fest…

SHPËRBLIMET:

Okarina e Artë në Akordet e Kosovës (1981, 1982)

Çmimi Special (1987) për Inetrpretim në Festivalin  Internacional JHS – Nish

Çmimi  të Argjend (1984,1985)në Garat e Koreve për të rinjë – Novi Pazar

Çmimi të Bronzës (1983) në  Garat e Koreve për të rinjë – Novi Pazar

Medale e Artë – Concorso Itali (2016)

Mirënjohje: Kontributi për mbijetesën e arsimit shqip (2011)

Mirënjohje: Kontributi i dhënë gjatë tre dekadave  me rradhë në ngritjen mbarëvajtjen e procesit mësimo, poashtu edhe për vitet nga 2008-2020

Mirënjohje: Kontribut vullnetarë për pjesëmarrëje në Akademitë PËRKUJTIMORE dhe solem të herojve dhe dëshmorëve të kombit.

AFTËSITË ORGANIZATIVE

Viti 1983- 2006: Drejtoreshë e shkollës së muzikës “Tefta Tashko” dhe njëkohësisht kontribuese me suksese të mëdha në mësimdhënje gjatë periudhës 42 vjeçare.

Viti 1983: Themeluese e korit të Rinjëve të Qytetit të Mitrovicës dhe udhëheqëse me përkrahjen të  Ministrisë për Kulturë dhe Arsim të Kosovës

Pjesëmarrëje në disa nivele të  ish-Federatës Jugosllave duke prezantuar kulturën dhe këndimin koral pothuaj në gjithë trevën e Kosovës dhe jo vetëm…

Gjatë viteve 1990-1999:Organizonizim rreth strategjisë për mbijetesën e arsimit shqip.

Pas luftës në Kosovë 1999 -2006: Organizimi i rimëkëmbjes së jetës muzikore të shkollës, qytetit dhe më gjërë. Organizim i rikthimit në objektin shkollor, riparimi(KFOR) dhe zgjërim (Care- Italian), paisja me instrumente dhe literaturë (CBM – Holand,2003).  Zhvillimi i funkcionimit të procesit mësimor me sistem të plotë arsimor (niveli parashkollor, fillor, mesëm i ultë dhe i lartë), me shumë seksione, kor, orkestër… Angazhimi profesionistëve nga Kosova, Kroacia, Italia, Franca për aktivitetet e Workshop  .

Kids of Kosova: Në muajin dhjetor ju do të organizoni festivalin e këngës “Cicërimat buzë Ibrit”. Qe sa vite e organizoni këtë festival dhe sa e keni vështirë sivvjet ta realizoni duke parë situatën me pandeminë?

Lirije Halili-Koshi: Festat e këtij fundviti po afrohen bashkë me Festivalin mbarkomëtar të këngës për fëmijë dhe të rinjë “CICËRRIMAT BUZË IBRIT” EDICIONI 39°, të cilin do organizojmë në kuadër të Shoqatës së Muzicientëve të Mitrovicës, pavarësisht nga vështirësitë e shkaktuara nga kjo periudhë e krizës së pandemisë e cila po ndikon edhe në sektorin muzikës live…

Kids of Kosova: Sa fëmijë marrin pjesë në festival, dhe a nxjerrni çdo vit talent të rinj në muzikë?

Lirije Halili-Koshi: Ky event kulturore artistike muzikore është aktivitet tradicional me rëndësi të veçantë që nga viti 1981, nga i cili  nxjerrim  talentë të ri, duke i inkurar dhe mundësuar  performancë dhe eksperiencë të re kulturore artistike drejt arritjeve në skenat e mëdha ndëkombtare.  Meqë  konkursi i edicioni 39° i festivalit në fjalë është i hapur ende, ka mundësi për aplikim  deri 10 dhjetor 2020 duke dërguar

KËNGË  ORIGJINALE  (tematikë sipas moshës)

KËNGË  “COVER” Video  (përtshtatur sipas kategorisë)

E mail cicrrimat_ [email protected]     INFO.  +383 49 211 129    cicërrimat buzë ibrit

Kids of Kosova: A marrin pjesë fëmijë veç nga Kosova, apo nga të gjitha trojet shqiptare?

Lirije Halili-Koshi: Në mbrëmjen e festivalit “CBI”2020 të edicionit  39°  online, kanë të drejtë për pjesëmarrëje fëmijë dhe të rinjë nga rajoni i Kosovës dhe gjitha trojet shqiptare… në dy nivele:

Kategoria I (5-11 vjeç) me këngë ORIGJINALE të papublikuar

Kategoria II (12-18 vjeç) me këngë VIDEO “COVER”

Kids of Kosova: Ju si organizatore, si e shihni, sa ka avancuar muzika tek fëmijët, a ka një mbështetje nga institucionet gjegjëse për festivale të tilla apo po lihen në harresë?    

Lirije Halili-Koshi: Festivalin mbarkombëtar të këngës “CICËRRIMAT BUZË IBRIT” e karakterizon tradita dhe risia që sjellë në kohë… me personalitete që sot janë të njohur nga bota e muzikës vokale…

Pikërisht për kualitetin e pruarjes nga udhëheqësit  Lirije Halili Koshi dhe Afrim Avdyli, stafit punues, prindërve, bashkëpunëtorëve, sponzorve modest RTK,  3L architecture studio… jetëgjatësinë e festivalit  ia shtojnë (vite me rradhë) duke e mbështetur  MKRS – Ministria për Kulturë Rini dhe Sport

DKRS – Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport.

Kështuqë fituesit shpërblehen:

  • GRAND PRIX -100 EURO PËR KËNGËN ORIGJINALE FITUESE
  • TROFE
  • MEDALE E ARTË
  • MEDALE E ARGJEND
  • MEDALE E BRONZTË
  • DIPLOMA MERITORE
  • CERTIFIKATA PËR PJESËMARRËJE

    (Kids of Kosova)

 

 

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Xhevahire Krasniqi, mësuesja e prekur dy herë me kancer: Si e luftova dhe ju riktheva familjes e nxënësve

Është prekur dy herë me kancer, por sot fatmirësisht gëzon shëndet të mirë dhe...

INTERVISTË| Dr.Lumnije Kqiku kosovarja e parë që preku majat e shkencës: Si e kujtoi hyrjen në librin enciklopedik më prestigjioz në botë

Është nga Gjilani por jeton në Austri nga ku nuk i ndahet shkencës e...

INTERVISTË| Zv.ministri Dukagjin Pupovci: Ligji i ri do të sjellë rritjen e pagave në arsim

Çështja e shamisë në shkolla, greva në arsim në prag të vitit të ri...

Kjo është mësuesja nga Kosova që duhet ta marrin shembull të gjithë

Është një mësuese e re, por me plotë vullnet për punë. Përveç punon jashtëzakonisht...