E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021

Flet Juliana Shalla: Si po e promovoj kulturën shqiptare në Angli dhe po mundohem të mbajë lart emrin shqiptarëve

Më 30 tetor do të organizohet festivali ‘Multicultural Fashion Show’ në Walthamstow të Londrës.


Në këtë festival do të përfaqësohet Kosova dhe Shqipëria me disa pjesëmarrës në sfera të ndryshme, si këndim, modelim.

Media “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ka realizuar një bisedë me përfaqësuesen shqiptare të këtij festivali Znj. Juliana Shalla, e cila është promovuese e kultures shqiptare në Londër “Uk-Al Talent Show Academy”

Juliana tregon se qe disa vite që merret me zbulimin e talentëve shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës në Londër dhe mundohet të ngrejë sa më lart emrin shqiptarëve.

Ajo shton më tej në këtë festival u jepet mundësia shumë pjesëmarrësëve nga Shqipëria dhe Kosova të nxjerrim në pah traditën dhe kulturen shqiptare në një “Multicultural Fashion Show” ku do të prezantohen veshjet tradicionale ndër vite dhe të kohëve modern.

“Do të jetë një event gjithëpërfshirës nga disa komunitete të ndryshme dhe për herë të parë do të marrë pjesë edhe komuniteti shqiptarë dhe i Kosovës. Janë disa kategori pjesëmarrësish, fëmijët me veshje popullore, vajza dhe djem të vegjël, dhe të rritur me veshje të trevave të ndryshme. Gjithashtu do të ketë këngëtare që do të perforomojë grupi i valltarëve dhe do të ketë edhe ushqime tradicionale nga biznese shqiptare dhe të Kosovës”, thotë Juliana.

Ajo më tej tregon se së fundmi ka marrë një ftesë nga komuna ku jeton, Walthamstow, që të bashkëpunojë me komunitete tjera ku të shfaqin kulturen dhe traditen shqiptare çka thotë se është mirënjohëse.

“Jam mirënjohëse për këtë mundësi që mu ofrua dhe jam mirënjohëse e stafit tim që më mbështesin për çdo iniciativë që të bëhen gjëra të bukura së bashku”, thotë Juliana për Kids of Kosova.

Znj. Juliana ka dhe një mesazh për prindërit.

“Mesazhi për prindërit dhe për fëmijët është ‘edhe pse kemi lënë gjithçka në vendlindje gjithmonë duhet te kthejmë kokën pas prej nga ku kanë ardhur dhe të trashëgojnë traditat, kulturën, ndër brezat e ardhshëm. Gjithmonë duhet të tregojomë me krenaari se na vijmë”, thotë ajo. /KidsofKosova.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kush është shqiptarja që po korr sukses në botë duke i kënduar vendlindjes

Mimoza është një tjetër emër shqiptar që premton të ndjekë hapat e artisteve të...

Rilind Morina, piktori nga Suhareka – sa bukur e ka realizuar një pikturë për Ditën e Flamurit

Rilind Morina është një piktor tejet i talentuar nga komuna e Suharekës. Fokusi i tij...

INTERVISTË| Psikologia Mirjeta Pestisha: Përdorimi i videolojërave para moshës 7 vjeçare  ndikon negativisht në zhvillimin e trurit

Përdorimi i tepërt i telefonit nga fëmijët është një problematikë që shqetëson jashtëzakonisht shumë...

“E premtja me Lejlan”, të ftuara Suela, Arisa dhe Stina

Këtë javë në emisionin “E premtja me Lejlan” janë të ftuara 3 vajza që...