E hënë, 26 Shtator, 2022

Flet Esmeralda, piktorja nga Velipoja: Si i riktheva në modë kartolinat në formë të dhuratave

- Advertisement -

Intervitoi: Arta Gashi

Që e vogël kishte ëndërr të merrej me art. Tashmë ka realizuar ëndrrën e saj, pasi ka diplomuar për ‘pikturë dhe grafikë’, dhe është bërë piktore e njohur në Shqipëri.  

- Advertisement -

Duke qenë se në Kosovë është më pak e njohur, “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ka realizuar një intervistë me të.

Kjo është Esmeralda Qerkepja, vajza nga Velipoja e cila me artin dhe talentin e saj ka risjellë në modë kartolinat, në formën e dhuratave për raste të ndryshme.

Ajo ka rreth një vit që ka filluar me krijimin e kartolinave të cilat pasqyrojnë pamje të qytetit bregdetar dhe që realizohen nëpërmjet akuarelit.

- Advertisement -

Esmerlada tregon për Kids of Kosova si i erdhi kjo ide, ndërsa flet për veten e saj, profesionin, por jo vetëm.  

Kids of Kosova: Së pari a mund të na flisni pak për veten, një CV e shkurtër që të ju njohin më mirë në Kosovë? 

Esmeralda Qerkepja: Unë jam Esmeralda Qerkepja dhe jetoj në Velipojë. Kam përfunduar studimet e larta bachelor në Shkodër për “Pikturë-Grafikë”, dhe master-in në Tiranë për “Tekstil-Modë”. Kam qenë e apasionuar për pikturën që e vogël dhe gjithmonë e kisha ëndërr të merresha me art. Tani kam studion time dhe ushtroj punën time në pikturë dhe fotografi.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Jeni një piktore e re. A është ky profesioni juaj? 

Esmeralda Qerkepja: Për momentin po, ky është profesioni im. Por, gjithashtu më pëlqen të prek dhe fusha të tjera të artit. Aktivitetin e pikturës dhe fotografisë e ushtroj për çështjet e punës, ndërsa në kohën e lirë merrem dhe me dizajn e grafikë. Vera është sezoni më i ngarkuar për mua pasi kërkesat për porosi të ndryshme janë më të larta.

Kids of Kosova: Ku e keni marrë frymëzimin për aktivitetin artistik?  

Esmeralda Qerkepja: Bukuria që gjendet në natyrë më frymëzon. Unë e vëzhgoj shumë natyrën për të marrë nga ajo format dhe ngjyrat që na ofron. Ajo më ndihmon të zbuloj botën përreth meje, duke e pasqyruar më pas në letër. Duke u rritur pranë detit, jam ndjerë gjithmonë e lumtur dhe e ngacmuar nga ide.

Kids of Kosova: Ju keni sjellë në modë kartolinat në formë të dhuratave me artin që bëni. Nga ju erdhi kjo ide? Na flisni pak më shumë.  

Esmeralda Qerkepja: Ishte krejt rastësi, po eksperimentoja me akuarelin dhe duke qenë se kartolina e parë doli bukur, fillova të bëj dhe të tjera. Mendova se njerëzit do e kenë më të lehtë të blejnë një vepër në përmasë më vogël dhe se çdokush mund të ketë nga arti im. Kartolinat janë kujtime të përhershme dhe gjithmonë në modë. Fillimisht bëja kartolina ku ishte i ilustruar vendi im Velipoja, pastaj jam zgjeruar dhe më tej në kartolina të personalizuara sipas dëshirave të klientëve. Marr kënaqësi kur blerësi vërtetë vlerëson dhe pëlqen punën time, kjo më shtyn të punoj dhe më shumë me to.

Esmeralda Qerkepja: Kids of Kosova:  Sa ja vlen të merret një e re apo i ri me pikturë? 

Për sa i përket prurjeve financiare rezultati mund të mos jetë fort i kënaqshëm dhe kërkon kohë, por nganjëherë ajo që vlen më shumë është pasioni, dëshira dhe vullneti me të cilët ushtrohet profesioni. Prandaj duke qenë se talenti për artin është i rrallë dhe jo çdo kush e zotëron ja vlen të merresh me të, sidomos të rinjtë që në ditët e sotme janë shumë inaktiv ndaj tij.

Kids of Kosova: Sa ndiqni artin në përgjithësi e Kosovë? Ç’mendim keni? 

Esmeralda Qerkepja: Përpiqem që të jem pranë artit, por jo gjithmonë janë mundësirat. Për sa i përket artit të Kosovës ndjek më tepër fushen e fashion-dizajnit sepse janë vërtetë profesionist dhe eksperimentojnë më tepër se ne. Nuk është çudi që me talentin e tyre kanë arritur të prekin dhe suksesin e majave botërore. (Kids of Kosova)

 

 

 

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Xhevahire Krasniqi, mësuesja e prekur dy herë me kancer: Si e luftova dhe ju riktheva familjes e nxënësve

Është prekur dy herë me kancer, por sot fatmirësisht gëzon shëndet të mirë dhe...

INTERVISTË| Dr.Lumnije Kqiku kosovarja e parë që preku majat e shkencës: Si e kujtoi hyrjen në librin enciklopedik më prestigjioz në botë

Është nga Gjilani por jeton në Austri nga ku nuk i ndahet shkencës e...

INTERVISTË| Zv.ministri Dukagjin Pupovci: Ligji i ri do të sjellë rritjen e pagave në arsim

Çështja e shamisë në shkolla, greva në arsim në prag të vitit të ri...

Kjo është mësuesja nga Kosova që duhet ta marrin shembull të gjithë

Është një mësuese e re, por me plotë vullnet për punë. Përveç punon jashtëzakonisht...