E martë, 29 Nëntor, 2022

Flet Dr. Shpresa Llukaj-Goçaj: Kanceri i gjirit – diagnostikimi i hershëm shpëton jetën

Intervistoi: Donat Maloku

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën.

- Advertisement -

Edhe në vendin tone jo pak gra janë të prekur nga kjo sëmundje. Për të mësuar më shumë rreth kancerit të gjirit, ç’farë e shkakton atë, si ta kupton më herët një grua, “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net)  ka realizuar një intervistë me dr. Shpresa Llukaj-Goçaj, radiologe nga Prizreni.

Ajo tregon edhe sa po arrihet që këtë muaj të ndërgjegjësohen gratë, dhe a duhet bëjnë institucionet gjegjëse më shumë.

Kids of Kosova: Këtë muaj është folur shumë për kancerin e gjirit, po çfarë është kjo sëmundje që ka frikësuar gratë ane-mban botës?

- Advertisement -

Dr. Shpresa Llukaj-Goçaj: Kjo paraqet sëmundje malinje , pra rritje të pakontrolluar të qelizave të një indi të caktuar të organit të caktuar. Kemi një disbalans në mes të qelizave që lindin dhe qelizave që vdesin, rritje të cilën e kontrollon gjeni i caktuar.

Kids of Kosova: Po si ta kupton një grua se është e prekur nga kanceri i gjirit?

Dr. Shpresa Llukaj-Goçaj: Në fazat fillestare shkon në mënyrë asimptomatike, ose me pasqyre klinike jo specifike, derisa në ato më të avansuara kemi shenjat klinike manufeste: skuqje, dehadrim edhe vrazhdësi lekure të përcjella me fortësim, paraqitje një nodusi-kokërrze, tërheqja e thimthit brenda, sekretim qoftë seroz apo me ngjyrë gjaku ose ngjyrë të murrmë-ndryshku .

Kids of Kosova: Ç’farë e shkakton kancerin e gjirit?

Dr. Shpresa Llukaj Goçaj: Faktorët si shkaktar i vetëm ende nuk dihen. Ekzistojnë faktorë rreziku në të cilët nuk mund të ndikohet (mosha, gjinia, predispozita familjare, faktorët gjenetikë…)

Faktorët e rrezikut në të cilët mund të ndikohet (shprehitë jo të mira duhanpirja, alkooli mosaktiviteti fizik, obezitet, konzumimi i yndyrnave ,sheqernave), terapia hormonale, numri i shtatazanive, gjidhënia etj

Kids of Kosova: Si në krejt botën edhe në Kosovë, tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Sa po arrihet që këtë muaj të ndërgjegjësohen gratë, dhe a duhet bëjnë institucionet gjegjëse më shumë?

Dr. Shpresa Llukaj Goçaj: Muaji Tetor është muaj i luftës kunderit të gjirit gjithandej botës. Natyrisht se institucionet në nivel vendi duhet të bëjnë më shumë.

Mirëpo ne si Kabinet i Rentgenit që funksionojmë në kuadër të Qendrës së Klinikës së Mjekësisë Familjare në Prizren në këtë drejtim e bëjmë maksimumin:

-Ne jo vetëm gjatë muajit tetor, por gjatë gjithë vitit i bëjmë vizitat falas për të gjitha gratë.

-Organizoj ligjërata vetëdijsuese në komunitet me kategori të ndryshme grash (në zonat rurale, me gra të OJQ -ve të ndryshme, me gratë me aftësi të kufizuara, gra të dëshmorëve, gra të komuniteteve jo shumicë).

Pra gjithmonë kam fokus të preki ato mjedise ku më duket se kanë më tepër për informacione vetëdijesuese dhe në këtë mënyrë të senzibilizohen më tepër ato e të shtojne kujdesin për shëndetin e vet. Pra të bëjnë vizita kontrolluese UZ dhe MA, ngase detektimi dhe diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë. (www.kidsofkosova.net).

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Blerona Ahmeti nga Akademia jCoders: E ardhmja i përket fushës së teknologjisë

Autor: Albanian Kids Education Ëndrrën që e kishte në fëmijëri e ka realizuar. U jep...

INTERVISTË| Avni Morina, drejtor i arsimit në Rahovec: Kemi bërë ndryshime thelbësore në shkolla – dhe një mesazh për Arbërie Nagavcin

Nga: Albanian Kids Education Avni Morina është në mandatin e dytë si drejtor i arsimit...

INTERVISTË| Fatime Demolli-Mustafa: Në shkollat e Prishtinës janë rreth 500 nxënës me nevoja të veçanta

Nga: Albanian Kids Education Komuna e Prishtinës ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Arsimit në...

Florent Hasallari, nxënësi nga Hani i Elezit me talent të veçantë në pikturë

Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) nis prezantimin e nxënësve talent të shkollës "Ilaz Thaçi" në...